Në temperatura të larta grimi duhet të jetë sa më i lehtë, ndërkaq ngjyrat “e rënda” është mirë t’i zëvendësoni me ato të tejdukshme.
Ekspertët e grimit rekomandojnë edhe shembujt – baza të lehta para grimit. Sekreti i grimit të qëndrueshëm edhe në temperatura të larta janë baza të lehta të cilat në lëkurë qiten pas kremit me bazë uji, por para se të qitet grimi.
Në vazhdim të këtij teksti do t’ju ndihmojmë që të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë, për të shpjeguar të gjitha veprimet e zbukurimit hap pas hapi.
ZESHKANE, nxirrni në pah fytyrën
Ngjyrat vishnje dhe ciklamini…janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë të gjitha stinëve. Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë sy gështenjë të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje.
Në qoftë se shfrytëzoni të kuqen në formë pluhuri, para se të lyeni me tonin e mollëzave mbi fytyrë, shikoni si ta përshtatni këtë ngjyrë me veshjen dhe flokët.
Si të zgjidhni
Flokët e zinj nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë, do t’ju ndihmojmë me disa rregulla: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trëndafiltë, në qoftë se ajo është pak e verdhë, më mirë do t’i përshtatet ngjyra pjeshkë, ndërsa ngjyrat e errëta i përshtaten ngjyrës së artë. Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të përdoret me kujdes. Vini në pah grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), vini në pah këto produkte dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët "banon" në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm zbusin vijat e fytyrës.
Buzë të flakta
Në qoftë se keni lëkurë të errët natyrore, kursejeni kohën dhe mundin: mos përdorni ngjyrën e butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket, më mirë ju përshtatet ngjyra ciklamini apo lule vathi. Në qoftë se dëshironi që buzët t’ju duken më të plota, vendosni shkëlqim, në qoftë se keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.
Për sy
Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në buzë të qitni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t’i keni vizatuar me lapsin që ka ngjyrën e lëkurës suaj. Hijesimet e trëndafilta mund t’i përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ngjyrë dhe lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mëllagës dhe ngjyra vjollcë më mirë u përshtaten femrave që kanë ngjyrë të zbehtë.
BIONDINA, theksojini sytë
Shkëlqimin e hijesimit bëjeni duke filluar nga këndi i brendshëm i kapakut të sipërm deri te vetulla. Pas vijës së qerpikut të kapakut të poshtëm tërhiqeni një vijë të hollë. Fillojani nga këndi i brendshëm dhe tëhollojeni vijën në drejtim të pjesës së jashtme të syrit.
Plotësojini
Bëjeni rimelin pa njolla dhe pa mundim: me gisht ngrijeni ngadalë kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen, ndërkaq furça duhet të rrëshqasë lehtë në të.
Harmonia natyrore
Biondet kanë një përparësi, sepse ngjyra e flokëve dhe e lëkurës u përshtaten pothuajse të gjitha nuancave. E verdha, e portokallta, ngjyra pjeshkë… përsosmërisht u përshtaten.
Guximshëm
Syve, shumë mirë do t’u përshtaten nuancat e ngjyrës së tjegullës, bashkë me lapsin e zi, me të cilin duhet hijesuar në mënyrë që pamja të fitojë në thellësi. Sytë e shkëlqyeshëm kurrë mos i grimoni "ton mbi ton", por me ngjyra kontrasti, me nuanca të ftohta në qoftë se keni sy të kaltër apo të kaltër në të përhimët, me nuanca ngjyrë bedunice dhe bronzi në qoftë se sytë i keni të gjelbër.
Sytë dhe vetullat
Mbajeni mend se vetullat janë kornizë natyrore e syve, prandaj patjetër duhet të jenë të përsosura. Në qoftë se janë të shkëlqyeshme, hijesojini me një vijë pothuajse të padukshme të hijesimit të cilën duhet ta bëni me brushë. Së paku për çaste të rëndësishme shfrytëzojeni rimelin, i cili do t’i bëjë qerpikët të duken më të thellë dhe do t’i plotësojë. Sytë e shkëlqyeshëm janë të ndjeshëm nga ata të gështenjtë dhe të gjelbrit, lehtë skuqen dhe në kontakt me grimcat e pluhurit të hijesimit djegin. Andaj shfrytëzojini vetëm prodhimet hipoalergjente. Do të mbroni sytë, por edhe grimin, sepse sytë nuk do t’ju lotojnë.
Buzë të buta
Meqë tërë kujdesin ua keni kushtuar syve, buzët ngjyrosini me nuanca të buta ngjyrë qelibari apo trëndafili. Për grim të mbrëmjes vendosni një shtresë të hollë mbrojtësi në formë lapsi apo kremi dhe një shtresë shkëlqimi shumë pak të dukshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Kur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Është 27 vjeçe dhe ka gjoksin më të madh natyral në botë
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve