Nëse rastësisht edhe ti je ndër ato damat e reja të cilat bartin syze, është mirë të dini që sytë tuaj, pavarësisht syzeve, mundesh t’i theksosh bukur dhe t’i bësh grim.
Edhe pse mbase të duket që për shkak të syzeve sytë nuk mund të vihen në pah, “me grim” të mençur është lehtë të arrish pamjen e cila do t’ju bëjë të parezistueshme.
Ndiqni këshillat për të pasur një shikim magjepsës, pa harruar edhe shëndetin e syve, transmeton Telegrafi.
Grimi me syze
• Fillohet me pluhurat e syve, duke i zgjedhur në bazë të ngjyrës së lëkurës dhe syve.
• Është e këshillueshme që të përdorni syze me xhama antireflektues për të shmangur mbledhjen e depozitave kozmetike.
• Shmangni kremrat ose fondatinën tepër vajore që mund të njollosin xhamat.
• Mos e teproni me grimin në sy.
• Këshillohen ngjyra të errëta si kafja, e kaltra dhe vjollca që e bëjnë shikimin më të thellë dhe mbi të gjitha e theksojnë atë.
• Femrat miope, xhamat e syzeve ua zvogëlojnë sytë. Për t’i zmadhuar më shumë janë të këshillueshme nuancat e errëta dhe lapsa të hapur, ndërsa rimeli i zi duhet vënë me bollëk.
• Gratë hipermetrope kanë problemin e kundërt: xhamat ua zmadhojnë sytë. Nuancat e hapura janë të përshtatshme në këtë rast, por ndalohet lapsi i zi dhe rimeli që duhet vendosur sa më lehtë. Në këtë mënyrë, sytë nuk ngjajnë të mëdhenj.
• Për ato që kanë pak dioptri, ekzistojnë syze me skelete të veçanta të përshtatshme për grim, sepse e kanë pjesën e përparme të lëvizshme: mund të ngresh dhe të ulësh ose njërën lente, ose tjetrën.
Grimi me lente
• Hapi i parë pasi të keni vënë lentat është vendosja në fytyrë e fondatinës dhe jo anasjelltas.
• Nëse mbani lente, duhet të përdorni produkte kundër ujit dhe me kohëzgjatje maksimale, sepse sytë me lente nuk i tolerojnë aspak papastërtitë e grimit.
• Për të larguar grimin nga fytyra, duhet të shmangni produktet që përmbajnë substanca alkoolike.
• Bëni kujdes që lentat t’i prekni vetëm me duar të pastra dhe duke u siguruar që nuk kanë papastërti të grimit.
• Kur përdorni lente, është shumë e rëndësishme që herë pas here të ndryshoni lapsnin e syve, rimelin dhe fondatinën: te produktet e përdorura për 3-4 muaj ekziston rreziku që të gjenden baktere, gjë që më tej mund të shkaktojë edhe irritimin e syve.
• Duhet të përdorni produkte kozmetike cilësore, duke i blerë ato në dyqane të shtrenjta kozmetike ose farmaci, më mirë akoma nëse janë antialergjikë, sepse janë të përshtatshëm për sy të ndjeshëm. Në fakt, produktet kozmetike mund ta kenë afatin e përdorimit 1-6 muaj.
• Mos i aplikoni asnjëherë produktet kozmetike shumë afër syrit. Shmangni ato vajore dhe ato që përmbajnë lanolinë, duke qenë se është një nga substancat më alergjike.
• Rimeli është i pirur të thërrmohet pas disa orëve që e keni vënë në sy, kështu që këshillohet ta përdorni lehtë.
• Edhe peneli duhet ndërruar çdo 3-4 muaj dhe nuk duhet aplikuar mbi të gjithë bordurin e qepallës së syrit, sepse mund të krijojë irritim.
• Pluhurat me ngjyra ylberi, ose të shndritshëm mund t’i irritojnë lehtësisht sytë e ndjeshëm. Kështu është më mirë që të zgjidhen ngjyra më bazike dhe të përqendroheni te nuancat e lehta, por homogjene. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Nuanca më e mirë për t’i bërë buzët të duken më të plota
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian