LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni skuqjen e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner dhe të dukeni yll

Si të bëni skuqjen e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner dhe të dukeni yll

Nëse ka diçka që nuk mungon kurrë në grimin e Kylie Jenner, ajo është padyshim blush-i i mollëzave

Kryesisht në version mat, por në raste të veçanta i kombinuar me pak pak hijezues, blush-i i mollëzave siç thotë Kylie e gjallëron goxha portretin.


Nisur edhe nga emri i kësaj teknike Under Blush e gjitha ka të bëjë me aplikimin e saj përpara përfundimit të grimit mbi një bazë të shndritshme dhe primerin në ngjyrën e lëkurën suaj.

E veçanta e procedurës qëndron në zhvendosjen e korrektorit në pjesët e fytyrës që doni t’i jepni më shumë shkëlqim. Pra, ndryshe nga teknika tradicionale: grim i lëngshëm- korrektor-konturim-bronzer-blush, korrektori “rrëshqet” dhe vendoset në fund të gjithë procesit të grimit.

Zoe Kim Kenealy shpjegon përmes një videoje tutoriale se idealja për realizimin e këtij grimi është të përdorni dy blush-e: një më të errët dhe një më të lehtë.

Filloni me nuancën më të fortë (rozë, pjeshke, e kuqe ose nuancat e vjollcës), aplikojeni me një furçë grimi nga mollëzat deri në konturin e syve. Më pas kalohet tek korrektori që aplikohet te rrathët e zinj të syve dhe anash hundës. Nisni me blush-in e çelur në pjesën e sipërme të mollëzave, ndërsa hapi i fundit për një blush të ndezur si të Kylie Jenner, ju duhet pak pudër për të errësuar me një ton më shumë lëkurën dhe ju do të dukeni yll!

 ♬ original sound – zoekimkenealy