Është e thjeshtë që t’i bëni përshtypje dikujt që në takimin e parë, por të jeni të paharrueshëm nuk është dhe aq. Por kjo nuk është e pamundur
Më poshtë janë disa nga mënyrat se si mund ta arrini këtë.
1. Mbani bisedën gjallë
Është e lehtë të qëndroni me dikë dhe të mos flisni, por kjo nuk u jep mundësinë të mbaheni mend thotë Julian Reisinger një ekspert takimesh. Mos e lejoni frikën t’ju pushtojë dhe mos t’ju ndalojë të ndani eksperiencat dhe mendimet tuaja apo të bëni pyetje.
2. Jini të hapur, kundër rrymës dhe të sinqertë
Shumica e njerëzve përpiqen të mos shkojnë kundër rrymës në takimin e parë pasi qëllimi është që t’i pëlqejnë personit tjetër. Mirëpo nëse mbani qëndrimin tuaj për diçka edhe pse ai bie në kundështim, ju bën të paharrueshme. Reisinger thotë se njerëzit pëlqejnë ekstremet, por jo mediokritetin kështu që më mirë të mos ofendoni askënd.
3. Përpiquni të jeni jo i zakonshëm
Përpiquni të thyeni disa norma kulturore në mënyrën më pozitive të mundshme. Reisinger sugjeron një përgjigje sa më të bukur dhe me humor edhe për pyetjet më të thjeshta si për shembull “Si jeni?”.
4. Përdorni gjuhën e trupit
Rob Riker thotë se gjuha e trupit nuk ju bën vetëm të ndiheni mirë, por edhe të paharrueshëm. Për të bërë këtë, themeluesi i blogut “The Social Winner” sugjeron një shtrëngim duarsh të fortë, mbajtja e kontaktit me sy dhe qëndrimin drejt.
5. Përfshini emocionet
Kjo këshillë vjen bazuar në shprehjen e famshme të Maya Angelou që thotë: “Unë kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë, por nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndihen”. Kështu që mënyra më e mirë për të bërë përshtypje është që t’i bëni njerëzit të ndjejnë diçka. Si mund ta bëni këtë në një bisedë të rastit? Duke e bërë personin tjetër të qesh, duke bërë “padashje” një gabim dhe duke kërkuar falje, apo duke diskutuar me të një temë të nxehtë.
6. Dëgjoni me vëmendje personin tjetër
Kur dëgjoni personin tjetër përpiquni të jeni sa më të vëmendshëm dhe të angazhuar. “Njerëzit më popullor dhe të paharrueshëm në botë janë ata që na japin vëmendjen e plotë,” thotë gazetari Becky Blanton. Megjithëse të jesh gjithë kohës i vëmendshëm mund të jetë e vështirë, duhet të kuptoni që jo i bën ata të ndihen të rëndësishëm dhe do t’ju mbajnë mend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre