Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i marrim përmes gjuhës së tyre të trupit.

Ne ua analizojmë pozitën e trupit dhe tonin e zërit për ta kuptuar disponimin e tyre, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë përpiluar një listë me disa prej gjesteve më të zakonshme që gënjeshtarët i përdorin.

Më poshtë jua sjellim këto gjeste të cilat ju bëjnë ta kuptoni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen.

- I lëpijnë dhe kafshojnë buzët

- I mbajnë sytë shumë të hapur

- I kufizojnë lëvizjet

- Gishtin tregues e drejtojnë kah ju

- E lëvizin kokën

- E lirojnë kravatën dhe e prekin qafën

- Fillojnë të kujdesen për pamjen fizike (siç është prekja e flokëve). /Telegrafi/