LAJMI I FUNDIT:

Si ta ngrini qumështin në mënyrë të shëndetshme?

Si ta ngrini qumështin në mënyrë të shëndetshme?

Ndonjëherë ndodh që të shkojmë në vikend dhe ta teprojmë me blerjen e qumështit, andaj do të jetë ideale ta ngrimë dhe ta kthejmë sërish në shtëpi. Mirëpo, a mund ta bëjnë ngrirjen në mënyrë të sigurt?

Gjykuar sipas konkluzioneve të DCNI-së është e mundshme, mirëpo nevojiten masa të caktuara kujdesi.


Më e rëndësishme është të mbahet në mend që qumështi mund të ngrihet vetëm nëse ende është brenda afatit të tij të qëndrueshmërisë.

Nëse e keni hapur qumështin dhe kanë kaluar disa ditë – mos e ngrini. Qumështi nuk bën të ngrihet në shishe, sepse qumështi zgjerohet dhe shishja mund të plasë. Ndërsa qumështi, kur është i ngrirë, ndryshon ngjyrën në të verdhë prandaj mos u frikësoni dhe mos e hidhni gjithë shishen.

Po ashtu, qumështi shumë i yndyrshëm nuk do të ngrihet mirë, sepse ka përqindje të madhe yndyre dhe yndyrat kërkojnë temperaturë më të ulët se ajo që mund të arrihet zakonisht në frigorifer me ngrirje të thellë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori