LAJMI I FUNDIT:

Si ta ktheni në gjendjen e mëparshme barkun e fryrë dhe lëkurën tepër të lëshuar pas lindjes

Si ta ktheni në gjendjen e mëparshme barkun e fryrë dhe lëkurën tepër të lëshuar pas lindjes

Nëse keni diastazë nuk duhet të bëni disa ushtrime

Fillimisht kontrolloni nëse keni ndonjë problem dhe vetëm kështu do ta ktheni stomakun në gjendjen e mëparshme.

Kuptohet që çdo nënë dëshiron ta kthejë atë barkun paksa të rrumbullakosur pas lindjes në gjendjen e mëparshme, ndaj vendos të fillojë të ushtrojë muskujt e barkut.


Kjo nuk është mirë, sepse mund të keni një gjendje të quajtur diastazë, transmeton Telegrafi.

Diastaza (diastasis recti) është një gjendje që e mban stomakun tuaj të rrumbullakosur edhe për një kohë pas lindjes.

Në fakt, ekziston një hendek midis muskujve të majtë dhe të djathtë të barkut. Nëse bëni ulje-ngritje, mund ta përkeqësoni këtë gjendje.

A kam diastazë?

Para se të vendosni të bëni ushtrime, së pari testoni veten për diastazë. Shtrihuni në dysheme me gjunjë të përkulur dhe shputa të vendosura në dysheme. Vendoseni njërën dorë në bark, në mënyrë që gishtat të jenë në vijën e mesme.

Bëni një ulje, një lëvizje të vogël për ngritjen e kokës. Nëse ndieni një ndarje të muskujve anash, si një pjesë e butë në mes, ndoshta është diastazë.

Cilat ushtrime duhet të shmangen?

Shmangni të gjitha lëvizjet si ulje-ngritje apo të ashtuquajturat plank. Nëse kjo përsëritet dhe sforcohet, gjendja do të përkeqësohet dhe muskujt do të veçohen edhe më shumë.

Gjithashtu, duhet të shmangni ngritjen e objekteve të rënda, çdo ushtrim që përfshin përdredhjen e shtyllës kurrizore ose punën e barkut kundër gravitetit.

Kur ngrini dhe ulni foshnjën, mbani gjithmonë këmbët të përkulura në gjunjë, në mënyrë që të transferoni ngarkesën në muskujt e këmbëve.

Çfarë ushtrimesh rekomandohen?

Asnjëherë mos vendosni vetë për ushtrimet, konsultohuni me një ekspert, i cili do t’ju tregojë se çfarë mund të bëni. Shmangni sforcimet fizike që angazhojnë muskujt gjatësorë të barkut.

Disa ekspertë rekomandojnë ushtrime për lëvizjen e ijëve, shtrirje, ura. Në thelb, ju mund të bëni gjithçka që e mban stomakun tuaj të mbërthyer, në vend që ta shmangni atë paraprakisht.

Është gjithmonë e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj përpara se të vendosni të bëni ushtrime pas lindjes. Mos u nxitoni dhe lëreni trupin tuaj të shërohet përpara se të filloni stërvitjen.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Shtatzëna
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Demi Moore nxit thashetheme për operim plastik pas sfilatës në Paris

Demi Moore nxit thashetheme për operim plastik pas sfilatës në Paris

Kalo në kategori