LAJMI I FUNDIT:

Si ta eliminoni dhjamin nga duart dhe shpina: Dy ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Si ta eliminoni dhjamin nga duart dhe shpina: Dy ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Çdo ditë bëni këto ushtrime të thjeshta të cilat zgjasin vetëm 5 minuta – dhjami nga duart dhe shpina do të zhduket!

Sa herë keni qëndruar para pasqyrës dhe jeni nevrikosur sepse duart ju duken të mbushura, ndërkaq shtresat yndyrore dalin nga sutjenat?

Jemi të sigurt që edhe ju, si edhe çdo femër tjetër, dëshironi të dukeni perfekt gjatë verës dhe që pa hezituar të bartni fanella me bretela, fustane valëvitëse dhe me mëngë të shkurtra, transmeton Telegrafi.

Ja ku qëndron sekreti:

Nëse dëshironi të eliminoni shtresat yndyrore në pjesët e duarve dhe të shpinës, nuk jeni të detyruara të shkoni në palestër dhe të shpenzoni para, por ju nevojitet që çdo ditë t’i bëni ushtrimet e thjeshta të cilat zgjasin vetëm pesë minuta.

Shumica e këtyre ushtrimeve bëhen në pozitën shtrirë, prandaj ndonjë nga to mund t’i bëni edhe në krevat. Mirëpo, për efekt të plotë janë të nevojshme edhe disa kërcime dhe lëvizje të shpejta, mirëpo të gjitha do t’i shihni qartë në video-xhirimin.

Shikoni video-xhirimin dhe çdo ditë bëni këto ushtrime për eliminim të shtresave yndyrore nga duart!

/Telegrafi/