LAJMI I FUNDIT:

Si ta dini që qeni juaj ka temperaturë? Këtyre tetë simptomave patjetër t’u kushtoni vëmendje

Si ta dini që qeni juaj ka temperaturë? Këtyre tetë simptomave patjetër t’u kushtoni vëmendje

Temperatura e ngritur e trupit është një shenjë shqetësuese, si tek njerëzit ashtu edhe tek qentë

Pronarët e rinj të qenve mund të ngatërrohen kur bëhet fjalë për temperaturën e kafshëve shtëpiake, kështu që këtu janë disa gjëra që duhet të dini kur bëhet fjalë për këtë situatë.


Qentë zakonisht e kanë temperaturën midis 37,5 dhe 39 gradë dhe temperatura e tyre është më e lartë nga ajo që njerëzit e kanë.

Qentë mund të hyjnë në një gjendje të temperaturës së ngritur të trupit kur arrijnë një temperaturë prej 39,7 gradësh, transmeton Telegrafi.

Juve përherë qeni juaj do t’ju duket më i ngrohtë, andaj zakonisht është shumë e vështirë të vlerësoni vetëm me prekje a ka temperaturë të ngritur dhe kur është momenti për shqetësim.

Simptomat e temperaturës së ngritur te qeni

Meqenëse çdo qen është i veçantë, njohja e karakterit dhe shprehive të qenit tuaj mund të jenë me rëndësi të madhe kur përcaktoni a ka qeni juaj temperaturë.

Ka simptoma të cilave do të duhej t’i kushtoni kujdes, dhe ato janë:

– mungesë energjie
– humbje oreksi
– dridhje
– rrjedhje hundësh
– kollitje,
– të vjella
– marramendje
– sjellje jashtëzakonisht depresive dhe nervoze.

Si t’ia matni temperaturën qenit?

Ekzistojnë dy termometra të veçantë rektalë, me të cilët mund t’ia matin qenit temperaturën madje më shpejt se 60 sekonda dhe është shumë e lehtë t’i përdorni. Me një pikë vazelinë apo vaj bebeje, butësisht futeni termometrin rreth 2 centimetra në thellësi.

Veterinari juaj me siguri ka termometër të posaçëm të veshit si alternativë për matjen e temperaturës të qenit juaj. Nëse nuk zotëroni një termometër qeni, ka vende në trupin e qenit tuaj që mund t’i ndjeni dhe të përpiqeni të vini re ndryshimet; hunda, putrat, veshët dhe mishrat e dhëmbëve.

Si të trajtoni temperaturën?

Një nga mënyrat se si mund ta bëni më të lehtë për qenin tuaj të luftojë ethet është t’i mbuloni putrat dhe veshët me kompresa të ftohta dhe t’i jepni pak ujë më të ftohtë për të pirë, nëse është e mundur sigurisht.

Çfarë e shkakton temperaturën tek qentë?

Shkaku më i zakonshëm i temperaturës tek qentë është infeksioni. Një infeksion mund të ndodhë për shkak të një plage ekzistuese, bakteri ose virusi. Një dhëmb i acaruar ose i infektuar gjithashtu mund të shkaktojë ethe. Injeksionet gjithashtu mund të shkaktojnë atë, si dhe reaksione alergjike. Temperatura e tepërt e jashtme mund të shkaktojë lehtësisht temperaturë të ngritur të trupit tek qentë dhe ju duhet të reagoni shumë shpejt për të parandaluar goditjen nga nxehtësia. Racat si bulldogët francezë dhe mopsët (qentë me hundë të shkurtër) janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kësaj gjendje.

Në këtë rast, duhet ta vendosni menjëherë qenin tuaj nën hije ose në ambiente të mbyllura dhe të aplikoni kompresa të lagura, të ftohta apo edhe akull, veçanërisht rreth putrave dhe veshëve. Nëse qeni juaj ka ngrënë helm, ka shumë të ngjarë që ai të ketë ethe. Kjo përfshin edhe barëra, ilaçe për njerëzit, ushqime që përmbajnë ksilitol ose antifriz. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori