LAJMI I FUNDIT:

Si ruhet në mënyrën e duhur hudhra? A bën të ngrihet

Si ruhet në mënyrën e duhur hudhra? A bën të ngrihet

Hudhra është një përbërës i zakonshëm në kuzhina

Aq shumë receta nga kuzhinat e gjithë botës fillojnë me fërgimin e hudhrës në vaj, por mjafton vetëm aroma dhe ushqimi të marrë një shije tjetër.


Me fillimin e ditëve të ftohta fillon edhe sezoni i hudhrës. Mund të jetë pjesë e shumë gjellëve, andaj është mirë ta mbajmë në kuzhinë në çdo moment, transmeton Telegrafi.

Si të ruhet hudhra?

Para së gjithash, me rastin e blerjes së hudhrës, kushtoni kujdes që thelpinjtë e saj të jenë të fortë. Nëse hudhra është e butë, do të thotë që shpejt do të kalbet.

Kokat e hudhrës ruani në vend të ftohtë dhe të thatë me qarkullim të mjaftueshëm të ajrit. Prandaj mos e fusni në frigorifer, përveç nëse nuk planifikoni ta përdorni në afat prej disa ditësh.

Si ta ruani thelbin e paqëruar të hudhrës?

Ruani vetëm thelpinj të paqëruar me pjesën e mbetur të kokës së hudhrës. Në rast se keni vërejtur që hudhra po mbin, patjetër pritni të gjithë pipat e gjelbër, vetëm atëherë mund ta përdorni. Ndonëse nuk janë të dëmshëm, këta pipa mund të kenë një shije të hidhur.

Si t’i ruani qepët dhe hudhrat që të mos prishen me muaj?
Lexo po ashtu Si t’i ruani qepët dhe hudhrat që të mos prishen me muaj?

Ruajtja e thelpinjve të pastruar të hudhrës

Meqenëse lëvorja ndikon si lyerje mbrojtëse, thelbi i qëruar i hudhrës do të kalbet më shpejt se ai i paqëruar. Ruajeni në një enë hermetikisht të mbyllur, në frigorifer. Në këtë gjendje afati i qëndrueshmërisë është deri në tri ditë.

Ngrirja e hudhrave

Po, hudhra mund të ngrihet. Duke qenë se është një ushqim që përdoret shpesh, është mirë që ta ruajmë. Hudhrën mund ta ngrini në çdo formë: të tërën, të qëruar dhe të grirë. /Telegrafi/