LAJMI I FUNDIT:

Si rrallë herë, Lady Gaga mori pjesë në dy eventet e ndarjes së çmimeve e shoqëruar nga partneri Michael Polansky

Si rrallë herë, Lady Gaga mori pjesë në dy eventet e ndarjes së çmimeve e shoqëruar nga partneri Michael Polansky
Foto: BBC One

Lady Gaga mori pjesë në dy evente të mëdha të ndarjes së çmimeve të dielën mbrëma (13 mars)– dhe me vete kishte edhe partnerin e saj.

Këngëtarja e “Bad Romance” bëri të parën nga dy paraqitjet e rralla publike me të dashurin Michael Polansky në “BAFTA 2022” në Londër.

Gaga, e cila u nominua për “Aktoren më të mirë në rolin kryesor” për portretizimin e Patrizia Reggianit në filmin “House of Gucci”, eci vetëm në tapetin e kuq me një fustan të koleksioni Ralph Lauren të gjelbër smerald. Ajo e kombinoi pamjen e bizhuteritë nga “Tiffany & Co”.


Foto: Samir Hussein

Pasi hyri në “Royal Albert Hall”, 35-vjeçares, iu bashkua Polansky, 44 vjeç, i cili ishte ulur pranë saj i veshur me një kostum elegant.

Gjatë monologut mikpritësit. Rebel Wilson, sipërmarrësi i teknologjisë u ngacmua me shaka nga ajo.

Ylli i “Pitch Perfect”, 42 vjeç, shikoi Polansky dhe bëri shaka, “A je plus një i Lady Gaga-s? Ky është një koncert i mirë”, i tha ajo partnerit të Gagas.

Wilson më pas u dha atyre një sytjena të artë si “Më të mirët e plus një”, shkruan PageSix.

Foto: BBC One

Ky në fakt ishte i vetmi çmim që mori Gaga në BAFTA, pasi Joanna Scalan doli fituese na kategorinë “Aktorja më e mirë”.

Disa orë më vonë, Gaga dhe Polansky hipën në një fluturim për në Los Angeles për të marrë pjesë së bashku në “Critics Choice Awards”.

Këngëtarja e “Shallow” u ndërrua në një fustan magjepsës të artë dhe të zi nga “Gucci: për shfaqjen e çmimeve amerikane.

Foto: BAFTA

Në anën tjetër Polansky nuk pranoi të ecte edhe në këtë tapet të kuq, por përsëri iu bashkua partneres së tij brenda hotelit “Century Plaza”.

Gaga u nominua edhe një herë për “Aktorja më të mirë” për rolin e saj në “House of Gucci”, në “Critics Choice Awards”, por edhe këtë herë humbi ndaj Jessica Chastain, e cila mori çmimin për rolin e saj në “The Eyes of Tammy Fady”.

Edhe pse aktorja e “A Star Is Born” dhe i dashuri i saj bëjnë një jetë shumë private, Gaga së fundmi i bëri të ditur botës se sa shumë do të thotë Polansky për të.

Foto: Neil Mockford

Në shkurt 2020 se Gaga dhe Polansky – i cili drejton Institutin novator për Imunoterapinë e Kancerit të bashkëthemeluesit të Facebook, Sean Parker, u zbuluan se ishin në lidhje.

Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë - Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të njëjtën natë
Lexo po ashtu Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë - Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të njëjtën natë

Burimet na thanë në atë kohë se të dy kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë përmes ngjarjeve që Parker kishte organizuar në rezidencën e tij në Los Angeles, duke përfshirë edhe fondacionin e tij, dhe ranë në kontakt sërish në festën e ditëlindjes së themeluesit të rrjetit social në dhjetor 2019.

Kujtojmë që Gaga ishte fejuar më parë me  yllin e “Chicago Fire” Taylor Kinney  dhe agjentin e talenteve  Christian Carino. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori