LAJMI I FUNDIT:

Si po tenton Trump “të rrëmbejë” 26 prona me vlerë qindra milionë dollarë në brigjet e Meksikës

Si po tenton Trump “të rrëmbejë” 26 prona me vlerë qindra milionë dollarë në brigjet e Meksikës

Presidenti amerikan, Donald Trump, po “tenton të privojë pronarin e ligjshëm” të 26 terreneve me vlerë të lartë në Rivierën Maya të Meksikës, sipas denoncimit të biznesmenit meksikan Rodolfo Rosas Moya, shkruan media vendase “Excelsior”.

Rosas Moya, pronar i tokave të kontestuara, tha se mosmarrëveshja juridike filloi pas konkursit të bukurisë “Miss Universe 2007”, që u organizua nga biznesmenë dhe autoritetet meksikane në tokat azteke.

‘Miss Universe atëherë pronë e Trump pati fitime të vlerësuara në më shumë se 8 milionë dollarë që vinin nga kontratat me kompaninë meksikane “Grupo Promotor MU”, përveç fitimeve nga e drejta e transmetimit”, shpjegon Rosas Moya.


Më shumë se dy vjet e gjysmë pas zhvillimit të “Miss Universe 2007”, Rodolfo Rosas Moya mori një njoftim nga gjykata, për t’u njohur se pesë nga pronat e tij në Riviera Maya, që ishin pjesë e garancisë që kishte vënë për organizimin e konkursit si dhe 21 terrene të tjera i ishin sekuestruar.

Trump pretendon në padinë e tij se ka bërë shpenzime që nuk janë mbuluar nga organizatorët.
Biznesmeni meksikan tha se Trump sulmoi “tre vjet pas zhvillimit të eventit që rezultoi me sukses dhe kur Miss Universe kishte marrë fitimet dhe honoraret e konkursit”.

Rosas Moya pohon se vetëm pesë prej pronave të saj, të cilat figuronin si garanci për organizimin e duhur të konkursit mjaftonin për të mbuluar rreth 12 milionë dollarët që kërkon presidenti dhe jo të 26 terrenet e konfiskuara.

Brigjet e çmuara të njohura si Riviera Maya shtrihen përgjatë 150 kilometrave nga Kankuni deri në shtetin e Quintana Roo.

Gjatë këtij konflikti 7 vjeçar, Trump ka ngritur 9 padi në gjykatat e Meksikës dhe SHBA-së.

E gjithë panorama duket se bën realitet frazën e njohur të manjatit në një nga librat e tij: “Nëse kundërshtari im është i dobët, e shtyp dhe nëse është i fortë, negocioj”. /Dita/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori