Si po ndikon lufta Izrael-Palestinë në sport: Ndeshjet e suspenduara, lojtarët e ngujuar dhe gjithçka tjetër

Sporti është një fushë që po vuan pasojat nga situata aktuale mes Izraelit dhe Palestinës. Mijëra persona po paguajnë me jetë konfliktin mes dy shteteve. Pas sulmit nga grupi militant Hamas, një konflikt që ka vazhduar prej vitesh, ka bërë që lufta të shpërthejë dhe të fillojë një kapitull të ri. Tensionet po rriten mes dy palëve dhe e gjithë bota po përcjell me frikë atë që po ndodh në qytetin e Gazës.
EUROLIGA PEZULLON DY NDESHJE BASKETBOLLI
Sporti tashmë ka vuajtur pasojat e para të luftës midis Izraelit dhe Palestinës. Organizata e parë e madhe që bëri një lëvizje në drejtim të zhvillimeve të fundit, ishte Euroliga. Me një komunikim zyrtar, kjo organizatë njoftoi shtyrjen e dy ndeshjeve të basketbollit që do të zhvilloheshin në ditët në vijim.
Ndeshja në mes Hapoel Shlomo Tel Avivit dhe Wolves Vinius, e cila duhej të luhej të mërkurën e ardhshme, është në pritje të një date të re. Sa i përket ndeshjes së Euroligës ndërmjet Emporio Armani Milan dhe Maccabi Tel Aviv të enjten e ardhshme, edhe ajo gjithashtu është pezulluar për shkak të situatës së luftës në Izrael.
UEFA NDJEK HAPAT E EUROLIGËS DHE PEZULLON TË GJITHA NDESHJET TË LIDHURA ME IZRAELIN
Disa orë pas njoftimit zyrtar nga Euroliga, UEFA ndoqi shembullin dhe njoftoi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve që përfshinin kombëtaren e Izraelit dhe të gjitha kategoritë e grupmoshave të tyre.
Ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset për Euro 2024, e cila do të luhej të enjten e kësaj jave, është në pritje të një date të re. Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës të dielën e ardhshme, gjithashtu e vlefshme për kualifikueset për Euro 2024, nuk është marrë ende ndonjë vendim, por mund të shtyhet në orët në vijim duke pasur parasysh se Izraeli ka anuluar rezervimin e hotelit që do qëndronin në Prishtinë.
LOJTARË TË NGUJUAR DHE TË VRARË NGA KONFLIKTI IZRAELITO-PALESTINEZ
Josep Maria Berrocal, ndihmës trajner i Maccabi Tel Aviv dhe Jose Rodriguez, futbollist i të njëjtit klub izraelit, të dy të ngujuar në një vend nga konflikti i luftës midis dy vendeve në Lindjen e Mesme.
Berrocal u shpreh: “Të gjitha shtëpitë e mëdha kanë një dhomë strehimi për refugjatë, ku ne flemë. Nëse bie alarmi, keni një minutë e gjysmë për të hyrë në dhomë. Është tronditëse të dëgjosh raketat”.

“Më e trishtueshme është të dëgjosh pyetjet që bëjnë fëmijët e mi, të frikësuar nga konflikti të cilët vazhdimisht më thonë: ‘Babi, a do të ketë më të shtëna sot? Ku të shkojmë do të ketë edhe atje luftë?'”.
Krahas dëshmive të lojtarëve, sportistëve dhe trajnerëve që janë ngujuar në vend nga konflikti i luftës, ka edhe një rast që ka tronditur të gjithë.
Është rasti i Lior Assulin. Ish-futbollisti ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 43-të në një zonë të Izraelit jugor kur grupi terrorist Hamas sulmoi qendrën tregtare ku ai po qëndronte, duke vrarë shumë njerëz, përfshirë edhe atë. Lajmin fatal e ka konfirmuar Hapoel Tel Aviv, klubi ku ka luajtur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë