LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon të ftohtit në trup: A keni dëgjuar për vagjinën dimërore?

Si ndikon të ftohtit në trup: A keni dëgjuar për vagjinën dimërore?

Nga një incidencë më e lartë e sulmit në zemër, shtimi më i lehtë i peshës në një fenomen të quajtur “vagjina e dimrit” trupi ynë reagon ndaj kushteve më të ftohta të dimrit

Mjekja Ishani Kar-Purkaystha, këshilltare për shëndetësi publike, thotë se temperatura në shtëpitë tona do të duhej të jetë së paku 18 gradë Celsius, posaçërisht te personat me lëvizshmëri të zvogëluar, të cilët kanë 65 e më shumë vjet apo kanë ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore.

Është me rëndësi të lëvizni nëse mundeni. Ngrihuni dhe shëtisni rreth shtëpisë dhe rregulloni punët shtëpiake gjatë gjithë ditës në mënyrë që të ngroheni.

Ushqimi gjithashtu është burim vital i energjisë, prandaj mbani shumë ushqim dhe pije të ngrohta – thekson ajo. Gjithashtu, thekson rëndësinë e kontaktimit të familjarëve të moshuar dhe fqinjëve, posaçërisht në rastet kur ka borë dhe akull, kur për ta dalja është me rrezik.

Femrat me siguri më shumë do të vuajnë nga thatësia e vagjinës gjatë muajve të dimrit, thotë Mary Burke, nga ‘London Bridge Plastic Surgery & Aesthetic Clinic’, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

– Ajri i thatë i vjeshtës thith lagështinë nga trupi ynë, duke dehidratuar lëkurën tonë dhe duke e bërë të plasaritur, ndërkaq mukozën e jashtme të thatë – ka thënë ajo.

Edhe pse ky është problem me të cilin bisedohet pak haptas, vagjinat gjatë asaj kohe mund të hyjnë në “fazë të thatë”.

– Kur kalojmë shumë kohë në dhoma të klimatizuara apo me ngrohje të aktivizuar, jetojmë në ajër i cili ka shumë pak lagështi. Ndërkaq thatësia të cilën e përjetojmë shpesh mund të përhapet në çdo centimetër të trupit tonë, duke përfshirë edhe zonat tona më intime – thekson Burke.

Ajo rekomandon përdorimin e vagjinaletave natyrale apo së paku lubrifikantë gjatë seksit për të zvogëluar mundësinë e shfaqjes së infeksioneve dhe therjeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori