LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon stresi në fertilitet?

Si ndikon stresi në fertilitet?

Hormonet e stresit, si kortizoli dhe epinefrina, rriten gjatë situatave të vështira dhe stresuese dhe mund të ndikojnë negativisht në fertilitetin e një personi.

Stresi emocional, lëndimet fizike, sëmundjet e ndryshme, stresi i shkaktuar nga puna e tepërt si dhe stresi nga dieta e parregullt dhe e pahijshme mund ta detyrojnë trupin të arrijë fazë mbijetese. Kur të krijohet kjo situatë, trupi gjithmonë do t’i japë përparësi mbijetesës dhe do të vendosë riprodhimin në prapavijë, derisa të ndihet i sigurt për të prodhuar pasardhës.


Është vërejtur se edhe ovulacioni ashtu edhe fekondimi ulen me rritjen e niveleve të stresit tek gratë dhe sipas disa studimeve, suksesi i teknologjive të riprodhimit të asistuar, siç është IVF, mund të ndikohet nga nivelet e ankthit të pacientit.

Është e rëndësishme të theksohet se studimet tregojnë një lidhje midis stresit dhe infertilitetit, por nuk e identifikojnë stresin si faktor shkaktar i infertilitetit.

Megjithatë, ulja e stresit mund të jetë mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur rrjedhjen e gjakut në organet riprodhuese, duke rritur kështu furnizimin me lëndë ushqyese në ato rajone, dhe në këtë mënyrë edhe mundësinë për ngjizje.

Nuk do të mund të riprodhonim, të ruanim shtatzëninë, të rriteshim, thjesht ekzistenca e vetme nuk do të ishte e mundur pa ndërveprimin e mirë dhe harmonik të hormoneve.

Sistemi endokrin së bashku me sistemin nervor nëpërmjet ndërmjetësve si hormonet apo neuromodulatorët janë bashkëpunëtorët e parë të trurit që kontrollojnë organizmin dhe funksionimin e tij të qetë.

Kur funksioni i njërës gjëndër prishet, pas disa kohësh ka mosfunksionim të gjëndrave të tjera dhe prishje të të gjithë boshtit neuroendokrin, me pasoja për të gjithë shëndetin.

Çekuilibri hormonal mund të njihet nga 5 simptomat e mëposhtme më të zakonshme: mungesa e energjisë, ose ankthi gjatë ditës, çrregullime të shëndetit mendor, mungesa e gjumit, cikli menstrual i parregullt tek gratë, infertiliteti tek burrat.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga kequshqyerja, jeta sedentare, ajri i ndotur për shkak të të cilit kemi rritje kaq të shtuar të çrregullimeve dhe sëmundjeve endokrine, steriliteti, e deri te sëmundjet malinje që lidhen me çrregullimet endokrine.

Një dietë e ekuilibruar me aktivitet fizik, 7-9 orë gjumë, ajër i pastër, më shumë ndikojnë në sigurimin e funksionimit optimal të sistemit endokrin. Në të njëjtën kohë, është parandalimi më i mirë i çrregullimeve endokrine, por në trajtimin e tyre është linja e parë e terapisë së bashku me terapinë hormonale.

New Born Clinic është institucion privat shëndetësor që ndihmon çiftet në procesin e fekondimit me metodat më të reja. Gjendet në bulevarin Ilinden numër 107 në Shkup. Kontakt telefoni +389 (0) 2 2734 350; +389 (0) 77 443 443 apo mund t’i kontaktoni edhe me email: contact@newborn.mk

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori