Sa më shumë duam të bëjmë shaka me horoskopin, aq më shumë lidhemi kur dëgjojmë nga astrologjia ndonjë detaj të karakterit që na përfaqëson dhe aq më shumë interesante na duken ato që shkruhen nga ajo
Pavarësisht cilësive që gëzon në jetë secili nga ne apo kokëfortësisë për të mos besuar te horoskopi, e ka të pamundur të mos e lërë diçka që është duke bërë ndërsa dëgjon parashikimin e shenjës së tij.
Më poshtë është një parashikim i fundit nga Suzie Wright Kerr, për të zbuluar disa karakteristika që ka muaji i lindjes me jetën seksuale të secilit. Përse muaji i lindjes lidhet ngushtë edhe me raportet intime?
Janari: Të gjithë të lindurit në janar janë të prirur të jenë më konspirativë kur është fjala për t’u lidhur me dikë. Por sa herë ata nisin të pëlqejnë dikë, janë mjaft këmbëngulës dhe bëjnë gjithçka për ta bërë për vete. Të lindurit në këtë muaj kanë shenja ndonjëherë edhe të çuditshme. Nëse bashkohen me të lindurit e nëntorit, lidhja intime është ideale.
Shkurti: Të lindurit e muajit shkurt janë aventurierë. Ata janë tepër pasionantë dhe të ndjeshëm, por ama me ta duhet të punosh shumë. Duart e tyre janë të fokusuara në gjëra të mëdha, por nëse përpiqesh vërtet t’i prekësh emocionalisht, luftën e ke të fituar. Shpeshherë e kanë të vështirë për t’u lidhur emocionalisht, nuk është se nuk janë emocionalë, vetëm se duhet të punosh shumë me ta.
Marsi: Të lindurit e marsit adhurojnë të kalojnë kohë në shtrat. Seksi për ta është mjaft intensiv dhe i shijshëm, sepse ata kanë prirjen t’i japin partnerit gjithçka kanë dhe munden, duke e kaluar intimitetin në një nivel shumë të lartë përjetimesh shpirtërore.
Prilli: Të lindurit në muajin prill janë shumë të pavarur, por kur është fjala për marrëdhëniet seksuale ata japin gjithçka kanë. Janë mjaft pasionantë, sepse udhëhiqen nga planeti Marsi, por nëse seksi për ta ka mbaruar, ka mbaruar vërtet. Seksi për ta është intensiv, i fuqishëm dhe shumë cilësor.
Maji: Të lindurit në muajin maj preferojnë një seks të qetë, të rehatshëm dhe të ngrohtë emocionalisht. Ata preferojnë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e sofistikuar, në një shtrat të rehatshëm dhe në një ambient të bukur e të qetë.
Qershori: Të lindurit në këtë muaj janë gjithashtu intensivë. Duan të provojnë gjithçka, çdo pozicion të mundshëm, çdo gjë që lidhet më intimitetin dhe që ata mund ta eksplorojnë. Nëse je duke kërkuar dikë sa intensiv, aq edhe të gatshëm për intimitet, personat e qershorit do të gjejnë zgjidhje.
Korriku: Seksi më personat e lindur në korrik duhet të jetë patjetër i thellë dhe shumë emocional. Pa u ndier të sigurt dhe të lidhur ngushtë me dikë, ata nuk e hedhin hapin tjetër. Por, pasi sigurohen dhe ndihen të vlerësuar, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për partnerin e tyre.
Gushti: Të lindurit e muajit gusht mund të jenë ose ekstremisht egoistë, ose ekstremisht bujarë. Ata duan të sigurohen që partneri i tyre ka gjithçka i nevojitet, sepse në të kundërt e lënë dhe flenë me dikë tjetër për një natë, më pas “harrojnë” gjithçka. Urrejnë t’u tregosh se çfarë duhet të bëjnë, sepse egoja e tyre preket shumë lehtë, aq sa bëhen të padurueshëm.
Shtatori: Janë tepër pasionantë, por gjithmonë në kontroll të emocioneve të tyre. Kështu që, kur vjen puna tek seksi, u duhet pak më tepër punë t’i lëshojnë emocionet e tyre dhe ta shijojnë atë plotësisht. Nuk priren të bien lehtë në tundim, por, kur arrijnë në këtë pikë, nuk ka gjë që nuk e bëjnë.
Tetori: Të lindurit e tetorit adhurojnë të pikturojnë një situatë pasionante dhe romantike. Pas kësaj, vdesin të të tregojnë si është dhe si ndihen. Imagjinojnë një situatë ideale të intimitetit të tyre, madje edhe ia shfaqin partnerit të tyre fantazitë. Dëshirojnë shumë që akti të zgjasë dhe të jetë sa më i ngadaltë dhe pasionant, edhe pse nuk është se pasionin e përjetojnë në mënyrën e duhur.
Nëntori: Të lindurit e nëntorit janë mishërimi i seksit pasionant. Ata adhurojnë ta zotërojnë partnerin e tyre dhe kërkojnë nga ai të bëjë të njëjtën gjë. Janë mjaft emocionalë, ndaj edhe priren të jenë të gatshëm të provojnë gjithçka, çdo pozicion dhe imagjinatë të mundshme, vetëm për ta përjetuar çdo formë dhe situatë me emocion.
Dhjetori: Të lindurit e dhjetorit janë shumë kreativë në shtrat. Ata dashurojnë të krijojnë histori dhe të luajnë role më partnerin e tyre. Edhe pse me ta është paksa e vështirë të lidhesh emocionalisht, seksi me ta është shumë argëtues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme