Një raport ka gjetur se vajza e një diktatori, e cila u shfaq si një yll popi dhe diplomate, shpenzoi 240 milionë dollarë (200 milionë £ apo rreth 225 milionë euro) në prona nga Londra në Hong Kong.
Gulnara Karimova përdori kompani në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë shtëpi dhe një aeroplan me fondet e marra përmes ryshfetit dhe korrupsionit, thotë studimi i Freedom For Eurasia, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Raporti shton se firmat e kontabilitetit në Londër dhe “British Virgin Islands” vepruan për kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar të përfshira në marrëveshje.
Dhe, siç vë në pah mediumi britanik, rrëfimi për të ngre dyshime të reja në lidhje me përpjekjet e MB për të trajtuar pasurinë e paligjshme.
Autoritetet britanike janë akuzuar prej kohësh se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar akriminelët nga jashtë duke përdorur pronën e Mbretërisë së Bashkuar për të pastruar para.
Po sipas BBC, raporti thotë se lehtësia me të cilën Karimova fitoi pronën në MB ishte “shqetësuese”.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë sugjerim që ata që vepronin për kompanitë e lidhura me të ishin në dijeni të ndonjë lidhjeje me të dhe as që burimi i fondeve mund të kishte qenë i dyshimtë.
Madje, askush që ka ofruar këto shërbime në MB nuk është hetuar apo gjobitur.
BBC kujton se për njëfarë kohe Gulnara Karimova pritej të pasonte babain e saj, Islam Karimov, i cili “sundoi” Uzbekistanin si president i shtetit të Azisë Qendrore nga viti 1989 deri në vdekjen e tij në vitin 2016.
Ajo u shfaq edhe si artiste me emrin skenik “Googoosha”, drejtonte një kompani bizhuterish dhe shërbeu si ambasadore në Spanjë.
Por më pas në vitin 2014 ajo “u zhduk dhe nuk është shfaqur më në publik”.
Më vonë doli se ajo ishte arrestuar me akuza për korrupsion ndërsa babai i saj ishte ende në pushtet dhe ajo u dënua në dhjetor të vitit 2017.
Në vitin 2019 ajo u dërgua në burg për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak.
Prokurorët e akuzuan atë se ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte asetet prej më shumë se 1 miliard dollarë (760 milion £) në 12 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Rasti Karimova është një nga rastet më të mëdha të ryshfetit dhe korrupsionit të të gjitha kohërave”, citohet të ketë thënë Tom Mayne, një nga studiuesit në raportin Freedom For Eurasia dhe një studiues në Universitetin e Oksfordit.
Megjithatë, Karimova dhe bashkëpunëtorët e saj kishin shitur tashmë disa nga pronat e supozuara të fituara me fonde korruptive.
Freedom For Eurasia hulumtoi pronat dhe të dhënat e regjistrit të tokës për të identifikuar të paktën 14 prona që thotë se ishin blerë para se ajo të arrestohej, me fonde të dyshuara të dyshimta, në vende të ndryshme, duke përfshirë MB, Zvicër, Francë, Dubai dhe Hong Kong.
Raporti që do të publikohet të martën më 14 mars, fokusohet në pesë prona të blera në dhe rreth Londrës, tani me vlerë rreth 50 milionë funte (rreth 56 milionë euro).
Raporti i Freedom For Eurasia përmend gjithashtu firma në Londër dhe “British Virgin Islands” që pretendon se janë përdorur nga Karimova ose bashkëpunëtorë për t’u mundësuar atyre të shpenzojnë të ardhurat e krimit në prona si dhe në aeroplanë privatë.
I dashuri i Karimova, Rustam Madumarov, dhe të tjerët që tani pretendohet se ishin bashkëpunëtorë të saj, u renditën në dokumentet zyrtare si “pronarët përfitues” – një term ligjor për personin që përfundimisht është në kontroll – të kompanive me bazë në MB, Gjibraltar dhe “British Virgin Islands”.
Por raporti thotë se ata ishin vetëm përfaqësues të Karimovës, e cila përdori firmat për të pastruar qindra miliona dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025