LAJMI I FUNDIT:

Si manipulojnë femrat me meshkujt

Si manipulojnë femrat me meshkujt

Shumica e femrave vetëdijshëm apo nënvetëdijshëm kontrollojnë partnerin e vet në mënyrë shumë subtile. Dhe derisa meshkujt mendojnë që janë ata që mbajnë çdo gjë nën kontroll, në fakt është krejt e kundërta.

Pesë mënyrat më të shpeshta me të cilat femrat manipulojnë meshkujt:

1. “Gjithçka varet nga ti”


Mënyra më e mirë për kontrollimin e cilësdo situatë është pengimi (ngatërrimi) dhe femrat e bëjnë pikërisht këtë – kur e largojnë partnerin nga problemi i vërtetë duke bërë që ai të ndihet si “shef”.

2. Krahasimi me të tjerët

Kur duan t’i thonë partnerit të vet diçka, femrat zakonisht krahasohen me çiftet e tjera dhe me këtë sugjerojnë se çfarë presin nga partneri i tyre.

3. Vajza në hall

Edhe pse ajo është femër e pavarur moderne, shumë shpejt di të shndërrohet në “vajzën në hall”, sigurisht kur i konvenon.

4. Lotët

Lotët femëror kanë ndikim të madh tek meshkujt dhe kjo është diçka që thjesht gjithmonë “ndez”.

5. Kërcënimet pa fjalë

Femrat shumë mirë dinë t’i “kërcënojnë” meshkujt pa përdorimin e fjalëve konkrete. Për shembull, nëse ajo dëshiron të martohet, ndërsa partneri ende nuk i ka propozuar, femra do t’i thotë në mënyrë subtile që ka alternativa “në pritje”, kështu që është më mirë të shpejtojë.

/Telegrafi/