Të dëgjuarit muzikë ose një ‘podcast’ mund të jetë forma juaj e preferuar e kujdesit ndaj vetes. Sidoqoftë, ky mund të mos jetë veprimi më i mirë për dëgjimin tuaj!
Sipas analizave dhe studimeve të fundit, nivelet e larta të zhurmës mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit në të ardhmen.
Fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit (e rinj në moshë) mund të jenë veçanërisht të rrezikuar nëse ata dëgjojnë shpesh shumë orë muzikë në ditë, në vëllime që tejkalojnë kufirin e shëndetit publik prej 70 decibel (dB) të ekspozimit mesatar të zhurmës ditore, që rekomandohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shkruan HealthLine.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 50% njerëzve të moshës 12 deri 35 vjeç rrezikojnë të humbin dëgjimin për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj tingujve të fortë, të tilla si muzika e dëgjuar përmes pajisjeve personale audio.
“Unë mendoj se në një nivel më të gjerë, komunitetet mjekësore dhe audiologjike, si dhe publiku i gjerë, nuk e kuptojnë se humbja e konsiderueshme e dëgjimit nuk është pjesë e plakjes normale të shëndetshme, por përfaqëson kryesisht humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma”, shprehet për Healthline dr. Daniel Fink.
Ai e krahason këtë keqkuptim me keqkuptimin se rrudhat e thella dhe pigmentimi i lëkurës janë pjesë e plakjes normale, ndërsa ato kryesisht përfaqësojnë dëme nga rrezet UV të diellit.
“Në mënyrë të ngjashme, pa ekspozim ndaj zhurmës së fortë, ne duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë mirë deri në pleqëri”, shton Fink.

Veçanërisht për të rinjtë, përdorimi i një sistemi personal audio (kufje) është burimi kryesor i ekspozimit të zhurmës gjatë kohës së lirë. Kur ata të arrijnë mesin e jetës, ndoshta në fillim ose në mes të të 40-ve, do ta kenë po aq të vështirë të dëgjojnë sa gjyshërit e tyre që tani janë 70 ose 80.
Përveç humbjes së aftësisë për të komunikuar, humbja e dëgjimit lidhet edhe me demencën. Sipas një studimi të vitit 2011, krahasuar me njerëzit pa humbje të dëgjimit, ata që kishin humbje të dëgjimit ishin në rrezik për zhvillimin e demencës në mënyrat e mëposhtme:
▪ Njerëzit me humbje të lehtë të dëgjimit kishin gati dyfish rrezikun e zhvillimit të demencës.
▪ Ata me humbje të moderuar kishin tre herë rrezik.
▪ Njerëzit me humbje të rëndë kishin pesë herë rrezik.
Ndërkohë, disa studime premtuese tregojnë se trajtimi i humbjes së dëgjimit me aparate dëgjimi zvogëlon rrezikun e rënies njohëse dhe demencës, citon Anabel.
Sidoqoftë, fillimi i zakoneve më të mira të shëndetit të dëgjimit tani mund të jetë një investim në shëndetin tuaj afatgjatë, jo vetëm duke parandaluar humbjen e dëgjimit, por gjithashtu duke zvogëluar rrezikun tuaj të rënies njohëse dhe demencës ndërsa plakeni.
Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj
Nëse jeni mbi moshën 50 vjeç ose jeni të ekspozuar ndaj zhurmës në nivele të pasigurta, mjekët rekomandojnë që të bëni çdo ditë një kontroll.
Nëse jeni në një moshë tjetër, por gjithsesi mendoni se keni probleme – kontrolloni menjëherë dëgjimin tuaj te një mjek.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler