LAJMI I FUNDIT:

Si i kishte liruar Gjykata Supreme e Kosovës nga akuzat dy serbët në rastin e Vasfije Krasniqit

Si i kishte liruar Gjykata Supreme e Kosovës nga akuzat dy serbët në rastin e Vasfije Krasniqit

Pas daljes publike dhe rrëfimit të asaj që kishte përjetuar në luftën e Kosovës, e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, kishte pasur një proces gjyqësor i cili proces në fund nga Gjykata Supreme e Kosovës kishte liruar dy serbë nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare.

Për përdhunimin që kishte ndodhur më 14 prill të vitit 1999, Dejanoviq dhe Bojkoviq ishin shpallur të pafajshëm, ndërsa Dejanoviq ishte dënuar me 1 vit e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje.


Aktakuza kundër dy serbëve ishte ngritur më 12 nëntor të vitit 2012. Në bazë ta aktakuzës, Dejanoviq më 14 prill të vitit 1999, i armatosur me pushkë dhe duke e kërcënuar me thikë, e kishte detyruar Krasniqin që të kryej akte seksuale kundër vullnetit të saj brenda veturës së tij në fshatin Babimoc.

I akuzuari Dejanoviq, në atë kohë, në cilësi të pjesëtarit të policisë serbe e kishte rrëmbyer Vasfijen nga shtëpia e saj në fshaitn Stanoc i Ulët, në prani të disa prej anëtarëve të saj të familjes dhe më pas e kishte dërguar në vendin ku ka kryer krimin në Babimost.

Rastin e shpalljes së dy serbëve si të pafajshëm, Fondi i të Drejtës Humanitare e kishte konsideruar si joprofesional.

Në analizën e Fondit të për të Drejtën Humanitare në Kosovë të vitit 2015 thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar dy serbët Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare.

Në këtë analizë shpjegohet  se në seancën e mbajtur nga paneli ankimor i Gjykatës Supreme të Kosovës, të akuzuarit, me vendim të veçantë të gjykatës, janë liruar nga paraburgimi.

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, dy dekada pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë: Doja vetëm të vdisja (Video)
Lexo po ashtu Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, dy dekada pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë: Doja vetëm të vdisja (Video)

“Në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin2 , me të cilin të akuzuarit Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, prapë lirohen nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile3 , në rastin i cili ka pasur të bëjë me dhunimin e shqiptares gjashtëmbëdhjetëvjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë….”  thuhet në këtë analizë.

Ndërkaq, edhe drejtori i Fondit, Bekim Blakaj ka konfirmuar për Telegrafin se raporti i publikuar i referohet pikërisht rastit të mbijetuarës së dhunës seksuale në periudhën e luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi.

KËTU gjeni linkun ku është publikuar analiza dhe raporti i plotë e këtij rasti nga Humanitarian Law Center Kosovo (HLC)/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori