Si ia doli Barcelona që të transferojë Ferran Torresin – a janë katalunasit në krizë?

Ferran Torres do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit, i cili fillon pas vetëm pak ditësh, me Manchester City që ka pranuar 55 milionë euro plus 10 milionë euro më shumë si shtesë.
Klubi anglez fillimisht e vlerësoi lojtarin me 70 milionë euro dhe por vendosi ta pranonte këtë çmim pak më të ulët, por gjithsesi do të jetë një transferim shumë i shtrenjtë për Blaugranët.
Duke pasur parasysh situatën e pasigurt financiare të klubit katalanas, shumë po pyesin se si do të arrijnë ta përballojnë këtë operacion.
Gjëja e parë që duhet theksuar është se Barcelona ka para. Problemi i tyre nuk ka të bëjë me mungesën e parave, veçanërisht pasi së fundmi kanë siguruar më shumë kredi.
Rregullat e kontrollit ekonomik të La Ligës kanë qenë problemi për Barcelonën, me ligën që vendos një kufi shpenzimesh për çdo klub bazuar në rrethanat e tyre aktuale.
Barcelona kishte shumë pak diferencë për shpenzime kur ishte fjala për La Ligën, por ata kanë filluar të lirojnë hapësirë shtesë.
Së pari, Sergio Aguero ka dalë në pension dhe fakti që Dani Alves merr një pagë prej vetëm 100 mijë eurosh, do të thotë se ka vend shtesë, sepse argjentinasi fitonte shumë më tepër se kaq.
Më pas, Yusuf Demir do të largohet nga klubi. Ndërsa ai nuk kishte paga të mëdha, kjo i liron më shumë hapësirë Barcelonës për të punuar.
Pastaj ka dy faktorë të tjerë, me Barcelonën që punon me sponsorë të rinj për të injektuar të ardhura të reja në institucion, gjë që gjithashtu do të rrisë kufirin e shpenzimeve të tyre në LaLiga.
Pastaj, së fundi, është fakti që kontrata e Ferran Torres nuk do të jetë shumë e majme në librat e Barcelonës.
Ai e di se nuk mund të presë paga të mëdha në fillim të kontratës së tij, ndërsa amortizimi i tarifës së transferimit do të ishte rreth 55 milionë euro gjatë pesë sezoneve, pra afërsisht 5.5 milionë euro për gjashtë muajt e këtij sezoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë