LAJMI I FUNDIT:

Si e uruan Kosovën për përvjetorin e pavarësisë tifozeritë në trojet shqiptare?

Si e uruan Kosovën për përvjetorin e pavarësisë tifozeritë në trojet shqiptare?

Kosova sot (e hënë) kremton 17-vjetorin e pavarësisë, një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës. 

Urimet për këtë ditë të madhe nuk munguan si dhe u organizuan aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore, për të përkujtuar sakrificat e mëdha të popullit tonë. 

Në këtë ditë të bukur feste nuk kishte si të mungonin edhe urimet nga tifozeritë anembanë trojeve shqiptare. 


Nga Tifozat Kuq e Zi deri tek Tirona Fanatics dhe Ballistët e Tetovës, që të gjithë uruan Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë. 

“Për të gjithë ata që ndër dekada dhanë gjithçka për liri, Urime Kosovë e u bofsh Shqipni!”, kanë shkruar Tifozat Kuq e Zi. 

“Urime Pavarësinë Kosovë…sa më shpejt u bofsh Shqipni!”, ishte reagimi nga ana e Tirona Fanatics.  

“Gëzuar pavarësinë Kosovë”, kanë reaguar Ballistët e Tetovës duke e shoqëruar këtë mbishkrim me një fotografi të ushtarëve të UÇK-së. /Telegrafi/