LAJMI I FUNDIT:

Si e shohin spanjollët njohjen e Palestinës nga shteti i tyre?

Si e shohin spanjollët njohjen e Palestinës nga shteti i tyre?

Spanja së fundmi ka njohur Shtetin Palestinez, por protestuesit në Universitetin Complutense të Madridit, e shohin vendimin e kryeministrit Pedro Sanchez si të pamjaftueshëm, duke u zotuar të vazhdojnë protestat deri në ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin.

Bëhet e ditur se Spanja i është bashkuar mbi 130 vendeve në mbarë botën dhe nëntë të tjerave brenda BE-së duke e njohur Shtetin Palestinez.

Megjithatë, në Universitetin Complutense të Madridit, ku kanë protestuar mbi 500 profesorë dhe studentë për mbi 16 ditë, njoftimi i Sanchez shihet si hap i vogël.


Madje, ata zotohen të vazhdojnë të protestojnë derisa Spanja të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Nuk do të thotë asgjë të njohësh Shtetin Palestinez kur ai po detyrohet të zhduket. Nuk do të thotë asgjë kur Spanja vazhdon t’i shesë armë Izraelit, kur Izraeli po kryen gjenocid”, tha Daniel Marie-Richard, zëdhënës i studentëve.

Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur
Lexo po ashtu Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur

Siç raportohet, protestuesit kërkojnë që qeveria spanjolle të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin dhe t’i jap fund tregtisë me armë.

“Është pak vonë, por më mirë se asgjë”, tha protestuesi Bilal Salah nga Egjipti.

Ndërkohë, sipas profesoreshës Eva Aladro, masa shënon një hap pozitiv duke ilustruar mbështetjen e vazhdueshme të vendeve evropiane për dënimin e gjenocidit.

“Nuk mendoj se do të duhet shumë kohë përpara se vendet evropiane të prishin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Dhe nuk mendoj se do të duhet shumë kohë përpara se Izraeli të bëhet një shtet i pabesë në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Aladro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori