LAJMI I FUNDIT:

Si e ndryshon lindja e fëmijës trupin dhe trurit e babait

Si e ndryshon lindja e fëmijës trupin dhe trurit e babait

Ndryshime hormonale dhe në disponim, stres dhe shumë ndryshime të papritura në trup – këto janë gjërat që shtatzënia dhe lindja e fëmijës i sjell në jetën e një femre.

Por, pavarësisht se njerëzit mendojnë që babai mbetet i paprekur për shkak se nuk e bart beben dhe nuk e lindë, studimet e fundit kanë treguar se edhe meshkujt përjetojnë ndryshime hormonale dhe neurologjike kur e mirëpresin të porsalindurin në jetën e tyre.


Telegrafi më poshtë jua sjell disa prej ndryshimeve përmes së cilave kalojnë trupat dhe mendjet e meshkujve gjatë shtatzënisë së partneres dhe pas lindjes së fëmijës.

Nivelet e testosteronit zvogëlohen

Testosteroni është hormon mashkullor që është përgjegjës për zhvillimin e funksioneve riprodhuese mashkullore dhe i motivon meshkujt të gjejnë partnere. Studimet tregojnë se meshkujt me nivele të larta të testosteronit janë më të prirë të jenë joshës në sytë e femrave.

Por, siç duket nivelet e testosteronit te baballarët e ri mund të zvogëlohen për 34%. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shpjegohet nga fakti se meshkujt që veç sa janë bërë prind e përqendrojnë vëmendjen te familja dhe i rezistojnë dëshirës për të kërkuar partnere tjetër.

Veç kësaj, aq më i ulët niveli i testosteronit te babai i ri, aq më shumë ai është i gatshëm të kujdeset për fëmijën.

View this post on Instagram

All love…

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on Aug 10, 2015 at 8:30am PDT

Nivelet e oksitoksinës mund të rriten

Ata baballarë që luajnë me fëmijët e tyre kanë nivele më të larta të oksitoksinës në gjak krahasuar me baballarët që më pak përfshihen.

Oksitoksina është hormon përgjegjës për relaks, dashuri, ndjenja pozitive dhe për lidhje të fortë mes njerëzve, ndërkaq në mënyrë natyrale rritet te nënat e reja gjatë dhe pas lindjes.

View this post on Instagram

Heaven… All love…

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on May 31, 2017 at 3:18pm PDT

Edhe truri i baballarëve të ri ndryshon

Studimet e fundit kanë treguar se truri i meshkujve i përjeton të njëjtat ndryshime sikurse nënat e reja.

Zonat e trurit që ndërlidhen me angazhimin, mëshirën dhe aftësinë për të komunikuar me një fëmijë kanë më shumë materie të hirta dhe të bardha mes 12 dhe 16 javëve të shtatzënisë sesa në fillim.

View this post on Instagram

Skin to skin. Our mana. Blessed and proud to bring another strong girl into this world. Tiana Gia Johnson came into this world like a force of nature and Mama @laurenhashianofficial labored and delivered like a true rockstar. I was raised and surrounded by strong, loving women all my life, but after participating in baby Tia’s delivery, it’s hard to express the new level of love, respect and admiration I have for @laurenhashianofficial and all mamas and women out there. Word to the wise gentlemen, it’s critical to be by your lady’s head when she’s delivering, being as supportive as you can.. holding hands, holding legs, whatever you can do. But, if you really want to understand the single most powerful and primal moment life will ever offer – watch your child being born. Its a life changer and the respect and admiration you have for a woman, will forever be boundless. And to my third and youngest daughter, Tiana Gia – like I did when your two older sisters Simone Alexandra and Jasmine Lia were born, you have my word, I’ll love, protect, guide and make ya laugh for the rest of my life. Your crazy dad has many responsibilities and wears many hats in this big ol’ world, but being your dad will always be the one I’m most proud to wear. Oh and one more thing.. you’re gonna love rollin’ in daddy’s pick up truck. #TianaGiaJohnson🌺 #3rdDaughter #BlessesAndGratefulMan #ImInTROUBLE

A post shared by therock (@therock) on Apr 23, 2018 at 10:52am PDT

Meshkujt po ashtu mund të përjetojnë depresion pas lindjes së fëmijës

Depresioni pas lindjes është çrregullim i disponimit që shkaktohet nga shtatzënia dhe lindja, dhe zakonisht përfshin acarim, ankth, mungesë shpresave dhe dëshpërim.

Hulumtuesit besojnë se ky depresion nuk është vetëm problem femëror, por edhe rreth 10% e meshkujve e përjetojnë këtë, ndërkaq priret të shkaktohet nga nivelet e ulëta të testosteronit. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side