Si e ndryshoi Ali Ahmeti dhe BDI qëndrimin për zgjedhje më 5 qershor?
Ali Ahmeti dhe partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim pas shtyerjes së datës së 24 prillit si datë për zgjedhje të parakohshme zgjedhore, ishin të bindur dhe me ngulm theksonin se zgjedhje do të mbahen më 5 qershor. Në të njëjtën linj ishin edhe partneri i tyre qeveritar VMRO-DPMNE, shkruan Portalb.
LSDM nga ana tjetër pati deklaruar se nuk do të shkonin në asnjëfar zgjedhje derisa nuk pastrohet Lista e zgjedhësve dhe derisa nuk bëhen reformat në media.
Edhe shumica e partive jashtë parlamentare në ndërkohë dolën me qëndrime se data 5 qershor nuk është datë e përshtatshme për zgjedhje, sepse plotësimi i kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, deri më 5 qershor është e pamundshme.
Megjithatë Ali Ahmeti insistonte, deri dje, që 5 qershori është datë kur mundet të shkohet në zgjedhje. Ndërkaq sot, po i njëjti e quan shaka temën për zgjedhjet, që dy muaj më parë po aty e shikonte zgjidhjen.
Të rikujtojmë, deklaratat e Ali Ahmetit dhe bashkëpartiakëve të tij, për zgjedhjet e 5 qershorit, për t’i vërtetuar ndryshimet në qendrime, brenda 2 muajve.
(23.02.2016) Po afrohet 5 qershori, një datë e shënuar për të gjithë ne, dita e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim si subjekt pasardhës dhe trashëgues i Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare. Në këto 14 vite gjithmonë qëndruam bashkë dhe u ballafaquam me sukses më të gjitha sfidat para nesh si dhe arritëm shumë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, por njëkohësisht mbetet edhe shumë punë para nesh të cilën përsëri do ta realizojmë bashkë. Ky përvjetor i joni më 5 qershor do të jetë i veçantë sepse vjen në rrethana shumë sfiduese, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të na gjej të pregaditur dhe të bashkuar për ta vijuar rrugën dhe misionin tonë.
(09.03.2016) Ahmeti u shpreh që zgjedhjet e 5 qershorit do të mundësojnë përmbyllje të krizës dhe rikthim të fuqishëm të skenës politike në agjendën Euro- Atlantike dhe fokusim në zgjidhjen e çështjeve që po na mbajnë larg nga integrimi në NATO dhe BE.
(07.04.2016) “Më 5 qershor do ketë zgjedhje, sepse nuk ka alternativë tjetër, në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqesë atë alternativë. Më 5 qershor është sanksionuar (caktuar)data e mbajtjes së zgjedhjeve dhe dakordësi kanë dhënë gjitha forcat parlamentare… Nuk kemi të bëjmë me dhënie apo mbajtje të fjalës, 5 qershor është dakorduar edhe me komunitetin ndërkombëtar, me gjithë miqtë tanë që të kontribuojmë në dobi të zgjidhjes së problemeve”, tha Ahmeti.
(12.04.2016) Festim Halili, Zëvendës Kryeministri i ri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në intervistën e tij të parë tha se zgjedhjet e 5 qershorit do të duhet të jenë zgjidhja e krizës. Ai thotë se do të pasojë një periudhë diskutimesh me të gjithë faktorët që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje.
(15.04.2016) Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka të përpiluar një plan B, nëse zgjedhjet nuk do të mbahen në datën e paraparë më 5 qershor, thotë për TV 21, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.
“BDI nuk ka plan B. Ne jemi të përkushtuar dhe të koncentruar maksimalisht që të implementohet marrëveshja politike. Kështu që, edhe në ditët në vijim do t’i koncentrojmë të gjitha kapacitetet tona në respektimin e asaj marrëveshjeje që është arritur nga katër liderët e paritve më të mëdha parlamentare në vend”, thotë Ademi.
Këto deklarata qarkullonin nëpër media të ndryshme edhe pse bashkësia ndërkombëtare pati theksuar se “askush nuk e di se a do të ketë zgjedhje më 5 qershor“.
Dhe vijmë deri te momenti kur Ali Ahmeti qeshet kur ia përmendin zgjedhjet dhe shprehet se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje.
(25.04.2016) Der Standard: Pyetja ime e parë ka të bëjë me zgjedhjet..
Ali Ahmeti: Për çfarë zgjedhje? Bëni shaka me mua?…
(26.04.2016) Se zgjedhjet e 5 qershorit tanimë janë vetëm shaka e vërteton edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. BDI nuk do të shkojë në zgjedhje nëse në proces nuk marrin pjesë të gjitha subjektet politike. Këtë e tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në programin “200”, të Alsat M. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri