LAJMI I FUNDIT:

Si dëgjon një i porsalindur: Në një rast patjetër duhet të vizitoni një mjek

Si dëgjon një i porsalindur: Në një rast patjetër duhet të vizitoni një mjek

Lind me aftësinë për të dalluar zërin e nënës

Është e rëndësishme t’u përgjigjeni shenjave që tregojnë se a është dëgjimi i bebes suaj është në rregull.

Kur lind bebja, shikimi dhe dëgjimi i saj nuk zhvillohen plotësisht, transmeton Telegrafi.


Ju mund të shihni se si sheh një i porsalindur dhe si zhvillohet shikimi i tij në këtë VIDEO, por qe çfarë ndodh me dëgjimin.

Bebet e porsalindura dëgjojnë mjaft mirë, por jo në mënyrë perfekte. Veshi i mesëm i të porsalindurit është plot me lëngje dhe kjo në një masë të vogël e vështirëson dëgjimin.

Përveç kësaj, i gjithë aparati i dëgjimit është ende i papjekur.

Kjo është arsyeja pse bebet e porsalindura reagojnë më së miri ndaj toneve të larta, tingujve dhe zërave tepërt të theksuar.

Pasi e mësojnë këtë në mitër, të porsalindurit lindin me aftësinë për të dalluar zërin e nënës dhe për t’iu përgjigjur atij zëri më shumë se të gjithë zërave të të tjerëve.

Kur duhet të kujdeseni për dëgjimin e bebes suaj

Nëse i porsalinduri juaj nuk u përgjigjet tingujve të lartë me një reagim shqetësues ose ju duket se nuk i përgjigjet kurrë zërit tuaj në muajt e parë, konsultohuni me një pediatër.

Në shumicën e shteteve, tashmë kërkohet ekzaminimi i të porsalindurve në repartin e maternitetit, kështu që ju do ta dini herët nëse dëgjimi i foshnjës tuaj është në rregull.

Megjithatë, ekzaminimi ndonjëherë mund të ketë lëshime, kështu që nëse jeni të shqetësuar për dëgjimin e foshnjës tuaj, konsultohuni me një mjek, edhe nëse kontrolli ishte normal. /Telegrafi/