LAJMI I FUNDIT:

Si bëheni student i mjekësisë në Shqipëri? Sërish konkurs elektronik

Si bëheni student i mjekësisë në Shqipëri? Sërish konkurs elektronik

Kjo është periudha kur maturantët nisin përgatitjet për provimet por edhe planet për studimet e larta.

Ndërsa universitetet po miratojnë kriteret e pranimit për vitin e ri akademik. Universiteti i Mjekësisë tashme ka shpallur kushtet që duhet të plotësojnë të rinjtë për të hyrë në 12 programet e studimit të këtij institucioni.


Për tri degët më të kërkuara Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci mesatarja e shkollës së mesme duhet të jetë mbi 8.5. Ndërsa ata që synojnë Mjekësinë edhe këtë vit do t’i nënshtrohen konkursit elektronik, por sërish peshën më të madhe të pikëve e mban matura shtetërore.

Universiteti i Mjekësisë pritet të kryejë një testim të studentëve të vitit të parë për të verifikuar cilësinë e tyre në raport më notat e e shkollës së mesme. Rektori Arben Gjata tha se po bashkëpunohet me universitetin e Kembrixhit për të ndryshuar metodat e pranimit të studenteve të ardhshëm të Mjekësisë.

Në lidhje më vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizoi detyrimin për punësimin për pesë, tre dhe dy vite  të studentëve të Mjekësisë, pas përfundimit të shkollës, rektori Gjata tha se priten ndryshimet nga parlamenti.

Aktualisht ndaj studenteve po aplikohen tarifat e mëparshme. Ndërkohë Mjekësia ka propozuar rritjen e kuotave te pranimit deri në 500 studentë për vitin e ri akademik./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori