LAJMI I FUNDIT:

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Një nënë amerikane është ribashkuar me të bijën, pasi për 22 vite jetuan ndarazi.

Katie Cleath, 37-vjeçe nga Tulsa aktualisht jeton në Kolorado, dhe ishte detyruar të ndërpresë marrëdhëniet me të bijën, Hannah Lewis, 22-vjeçe, në momentin që e kishte sjellë në jetë, transmeton Telegrafi.


Si 14-vjeçe, Katie që tani punon si estetiste, mbeti shtatzënë dhe pak pasi mbushi 15 vjet, solli në jetë Hannah.

Pavarësisht se kishte dashuri dhe mbështetje nga familja, ajo ndihej sikur nuk ka zgjidhje përveç se ta jap për adoptim Hannah për ta mbrojtur.

“Pavarësisht se isha shumë e re dhe ishte shumë vështirë, fakti  që Hannah ishte e sigurtë ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, tha ajo.

22 vite më vonë, Katie dhe Hannah janë të sigurta dhe të lumtura. Hannah ka pranuar se jeta e saj ka të mira dhe të këqija, por ndihet me fat që ka mbështetjen  e prindërve që e adoptuan.

E rritur në Teksas nga çifti që e adoptuan, Hannah vuri kontakt me nënën e saj biologjike kur ishte 12-vjeçe. Biseduan kohë pas kohe për disa vite.

“Nuk e dija plotësisht se isha dhënë për adoptim dhe këtë nuk e dinte nëna ime”, tha Hannah.

Ato janë ribashkuar këto ditë, e momenti plot emocion është dokumentuar me një video amatore që është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori