Ish-kryekropurori Ljupço Shvërgovski, tani avokat mbrojtës i Sasho Mijallkovit, ish-shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), konsideron se klienti i tij nuk ka përgjuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Svedok, Shvërgovski nuk mund të jetë avokat në lëndën ''Shënjestra'' pasi që edhe ai është përgjuar, por ish-kryeprokurori ka mendim tjetër.


''Nuk ndjehem i dëmtuar nga përgjimi dhe nuk besoj se DSK-ja është ajo që ka përgjuar. Prandaj edhe jam angazhuar të jem avokat'', thotë Shvërgovski.

Pas marrjes së detyrës së re, Shvërgovsi është duke i analizuar faktet që i ka PSP-ja kundër klientit të tij./Telegrafi/