LAJMI I FUNDIT:

Shuplaka në kokë, fytyrë e goditje me rrip – aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë që sulmonte vazhdimisht bashkëshorten

Shuplaka në kokë, fytyrë e goditje me rrip – aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë që sulmonte vazhdimisht bashkëshorten
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi” dhe “Kanosja”, ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se nga 17 deri më 21 gusht 2022, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., në mënyrë të vazhdueshme e sulmonte fizikisht të dëmtuarën, bashkëshorten së tij S.J.


“Për gjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes se tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë ka kryer veprën penale, “Lëndimi i lehtë trupor në vazhdimësi”.

“Gjithashtu, në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e kanos me fjalë dhe me armë të dëmtuarën, bashkëshorten e tij S.J., ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë ‘Ka me t‘vra’, me ç ‘rast me veprimet e tij, i pandehur tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet më tej në njoftim.

Me këtë ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të  KPRK-sё.

Arma me të cilën është kanosur e dëmtuara, është sekuestruar, po ashtu, në Departamentin për krime të rënda, është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së.

Prokurorët e rastit i kanë propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.J., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori