Shumica e qytetarëve në Maqedoni janë kundër bastoreve

Dy të tretat e qytetarëve kërkojnë ndalimin e basteve në vendbanime të populluara, tregojnë sondazhet e fundit të kryer nga Instituti për Kërkime Politike për nevojat e organizatës “Detektor”. Hulumtimi tregon se 77.7 për qind e të anketuarve kërkojnë që numri i kazinove dhe basteve sportive të kufizohet, ndërsa 14.8 për qind nuk janë dakord. Rreth 79 për qind e qytetarëve besojnë se hapja e kazinove në vendbanime të populluara duhet të ndalohet, ndërsa 14 për qind e kundërshtojnë atë.
Sipas 69.5 për qind të të anketuarve, duhet ndaluar të hapen baste sportive afër vendeve publike, derisa 22.2 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk u pengojnë të njëjtat. Se kazinotë dhe bastet duhet të ndalohen plotësisht janë shprehur 48.2 për qind, ndërsa 39.2 për qind e të anketuarve nuk pajtohen për mbylljen e tërësishme të tyre. Shtatëdhjetë e pesë për qind e të anketuarve kërkojnë që kazinotë dhe bastet sportive të paguajnë një tatime më të larta. Vetëm 22.1 për qind e qytetarëve në anketë thanë se i vizitojnë bastet sportive, ndërsa dy të tretat, ose 75.9 për qind, janë deklaruar se asnjëherë nuk e kanë provuar fatin në baste.
E pritshme, shumica e atyre që vizitojnë dhe luajnë baste janë burra. Rreth 34.5 për qind e burrave thonë se kanë lozur bast, ndërsa gratë janë shprehur në përqindjen prej 9.8. Në hulumtim, 63.8 për qind e burrave dhe 88 për qind e grave janë shprehur se kurrë nuk kanë lozur baste.
Gati gjysma e atyre që luajnë baste ose 46.7 për qind thonë se shpenzojnë deri në 500 denarë në muaj. Në bastore harxhojnë nga 500 deri në 1000 denarë në muaj 37.7 për qind e të anketuarve, 7 për qind shpenzojnë nga 1000 deri në 5000 denarë në muaj, ndërsa 2.9 për qind shpenzojnë mbi 5000 denarë çdo muaj. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose 52 për qind shprehen se shteti nuk duhet të organizojë lojëra të fatit, dhe 38.1 për qind pajtohen me organizimin e lojëra të fatit pikërisht nga shteti.
Sidoqoftë, 76.4 për qind e të anketuarve kundërshtojnë që shteti të blejë makina bixhozi, ndërsa vetëm 10.4 për qind thanë se shteti duhet të investojë në biznes. Ndryshe, hulumtimi në fjalë është bërë nëpërmjet telefonit nga 10 deri në 13 shkurt të këtij viti me 1104 të anketuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa