LAJMI I FUNDIT:

I shumëprituri Galaxy Fold mbërrin në tregje të përzgjedhura

I shumëprituri Galaxy Fold mbërrin në tregje të përzgjedhura

Pajisja e palosshme që përkufizon kategorinë, frymëzon përvoja të reja telefonike me UX të personalizuar, lëvizsshmëri dhe multitasking të fuqishëm.

Samsung Electronics njoftoi lançimin e Galaxy Fold – risisë së tij më të fundit në një kategori të re të pajisjeve mobile – në IFA 2019, i cili do të jetë i disponueshëm në Kore më 6 shtator, ndjekur nga vendet e zgjedhura si Franca, Gjermania, Singapori, Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A., dhe më shumë, në ngjyrat e Zezë Kozmosi and Gri Hapësinore. Me një opsion të gatshëm 5G në vendet e përzgjedhura, konsumatorët do të jenë në gjendje të shpalosin të ardhmen me shpejtësinë më të fuqishme të rrjetit në dispozicion.


Galaxy Fold u krijua për të frymëzuar përvojat e reja: Kur ta mbyllni, mund të aksesoni funksionet themelore në ekranin kopertinë në mënyrë të rehatshme me njërën dorë, dhe kur ta hapni, mund të eksploroni mënyra të reja për të bërë shumë gjëra njëkohësisht, të shikoni video, të luani lojëra dhe më shumë, në ekranin Flex Infinity Display 7.3 inç.

Gjatë muajve të fundit, Samsung ka rafinuar Galaxy Fold për të siguruar përvojën më të mirë të mundshme. Jo vetëm që ka përmirësuar modelin dhe ndërtimin e Galaxy Fold, por gjithashtu ka rimenduar të gjithë udhëtimin e konsumatorit.

“Galaxy Fold që përkufizon kategorinë në të cilën bën pjesë, është një pajisje që tejkalon pengesat e dizajnit tradicional të smartfonëve. Tashmë, ne jemi të entuziazmuar të lançojmë këtë teknologji pioniere celulare dhe t’i lejojmë konsumatorët ta provojnë atë vetë, “tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Telefonisë në Samsung Electronics. “Konsumatorët janë përgjigjur pozitivisht ndaj ekraneve më të mëdha, dhe faktori i formës revolucionare të Galaxy Fold ofron një ekran më të madh, më përfshirës, pa sakrifikuar komoditetin. Kjo është ajo që ne e quajmë risi të përvojës së re celulare në veprim.”

Përvoja e Përdoruesit – e para e llojit të saj

Galaxy Fold kombinon veçoritë e preferuara të smartfonëve dhe tabletëve për të ofruar një lloj të ri të pajisjes celulare dhe përvojën të re – nga faktori i ri i formës dhe materialeve e deri tek UX unike e palosshme, kamera e gjithanshme dhe performanca premium. Samsung ka punuar së bashku me partnerët për të krijuar një UX krejtësisht të re, që do të ndryshojë mënyrën e përdorimit të pajisjeve tona telefonike, dhe shfrytëzon plotësisht dizajnin e palosshëm me kopertinë dhe ekranet kryesore. Si rezultat, pajisja çel mundësi të reja për përdoruesit.

Galaxy Fold transformon mënyrën se si kapni, shpërndani dhe redaktoni përmbajtje në celular. Kur mbyllet, mund të xhironi një video të shpejtë dhe më pas thjesht të hapni pajisjen për ta parë atë në një ekran më të madh — me App Continuity, videoja kalon pa probleme nga ekrani i kopertinës në ekranin kryesor. Me dritaren Multi-Active, ju mund të përdorni shumë aplikacione menjëherë në kohë reale dhe në mënyrë efektive: editoni filmime, shfletoni galerinë e fotografive dhe lexoni postën elektronike nga miqtë dhe kolegët, të gjitha në të njëjtën kohë.

Me një opsion të gatshëm 5G, përdoruesit e Galaxy Fold në tregjet e përzgjedhura mund të përfitojnë plotësisht nga shpejtësia më e fuqishme e operatorëve të tyre. Galaxy Fold 5G shfrytëzon fuqinë e plotë të lidhjes së gjeneratës së ardhshme për të transmetuar dhe shkarkuar video dhe përmbajtje të tjera me rezolucion të lartë, si dhe lojra me grafika të pasura, me super shpejtësi. Duke na lejuar të bëjmë më shumë me ekranin 7.3 inç Infinity Flex Display, Galaxy Fold po ndryshon mënyrën se si ne konsumojmë përmbajtje dhe bëjmë shumë gjëra njëkohësisht.

Çdo Galaxy Fold vjen me akses ekskluziv në shërbimet e specializuara të kujdesit ndaj klientit – duke përfshirë akses të drejtpërdrejtë me ekspertët e Samsung, dhe një qendër suporti online ose përmes telefonit, e disponueshme 24 orë, 7 ditë të javës. Samsung do të shtjellojë planet për secilin treg për të siguruar që çdo aspekt i përvojës Galaxy Fold të jetë po aq i jashtëzakonshëm sa vetë pajisja.

Për më shumë informacion mbi Galaxy Fold, ju lutem vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com ose www.samsung.com/global/galaxy/galaxy-fold.