LAJMI I FUNDIT:

“Më shumë se gjysma e të rinjve duan të shpërngulen nga Maqedonia”

“Më shumë se gjysma e të rinjve duan të shpërngulen nga Maqedonia”

Sipas hulumtimit të ‘Detektor’ e që e përpunoi Instituti për Hulumtime Politike del se më shumë se gjysma e të rinjve po mendojnë të shpërngulen nga vendi. Sipas këtij hulumtimi, 33% e qytetarëve mendojnë të shpërngulen ndërsa 52% e të rinjve që kanë më pak se 29 vite janë deklaruar se do të emigrojnë jashtë Maqedonisë.

Hulumtimi tregon se për më pak se gjashtë muaj, numri i qytetarëve që mendojnë për t’u shpërngulur nga vendi është rritur për rreth katër përqind. Arsyeja kryesore se pse duan të ikin nga vendi është nevoja për standard më të mirë jetësor. Afër 80% e qytetarëve thonë se arsye e emigrimit është punë më e mirë dhe pagë më e madhe. 60% prej tyre thonë se kanë të afërt që është shpërngulur jashtë vendit. Tek studentët që janë përgjigjur në pyetje, madje 80% prej tyre kanë deklaruar se kanë të afërt që ka ikur nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.


Shumica e qytetarëve, apo 37% prej tyre deklarohen se para 10 viteve ka qenë më e lehtë të gjendet punë. Më shumë se një e treta e të anketuarve thonë se janë të gatshëm të punojnë çdo punë nëse nuk ka punë. Çdo i pesti është i gatshëm të rikualifikohet nëse nuk mund të punësohet sipas profesionit.

Informatikanët, sipas pjesës më të madhe kanë profesionin më me perspektivë. Pas tyre janë mjekët dhe politikanët. Megjithatë, 53% e të anketuarve në pyetjen çfarë do të zgjidhnit sektorin privat apo shtetëror janë përgjigjur për atë publik.

Hulumtimi u zbatua nga Instituti për Hulumtime Politike me 1101 të anketuar në periudhën nga 25 deri 28 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori