LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 1.500 të infektuar me coronavirus në Spanjë, numër rekord që nga heqja e karantinës

Më shumë se 1.500 të infektuar me coronavirus në Spanjë, numër rekord që nga heqja e karantinës

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi 1525 raste të reja të infeksionit me coronavirus, rritja më e madhe ditore që nga heqja e karantinës në qershor, duke thyer rekordin nga një ditë më parë.

Për ditën e tretë me radhë, më shumë se 1.000 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar në Spanjë, shkruan elpais.


Një total prej 288.522 njerëz u shëruan nga coronavirusi, përfshirë njerëz të konfirmuar të kenë antitrupa, krahasuar me 285.430 një ditë më parë, tha ministria.

Instituti gjerman i Sëmundjeve Infektive Robert Koch (RKI) ka vendosur tre rajone spanjolle, përfshirë Kataloninë me kryeqytetin e saj Barcelona, në listën e zonave me rrezik të lartë. Të tre rajonet janë Katalonia, Aragoni dhe Navarre në Spanjën veriore, transmeton Telegrafi.

Sezoni turistik veror ka ngritur frikën se turistët që kthehen nga destinacionet ku regjistrohen një numër më i madh i të sëmurëve, siç është Spanja, mund të sjellin një valë të dytë të infeksionit.

Gjermania njoftoi të hënën se testimi për coronavirus do të ishte i detyrueshëm në aeroporte për të gjithë turistët që kthehen nga zonat me rrezik të lartë. /Telegrafi/