LAJMI I FUNDIT:

Më shumë detaje për rrahjen e përgjakshme mbrëmë në Bit Pazar

Më shumë detaje për rrahjen e përgjakshme mbrëmë në Bit Pazar
Foto: Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka dhënë më shumë informacione për rrahjen e përgjakshme në ndalesën e autobusit në Bit Pazar në Shkup mbrëmë pas lojës Real Sociedad-Vardar.

Huliganë të grupit të tifozëve të Vardarit, ”Komiti” kanë provokuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike në kryeqytet.


”Prishja e rendit publik është shkaktuar rreth orës 21 në bulevardin ”Krste P. Misirkov”. Njëri nga tifozët e ka kapur timonin e autobusit numër 50 dhe ka shkaktuar aksident me autobusin numër 20 dhe ka shkaktuar aksident rrugor.”

”Kur është ndaluar autobusi numër 50, tifozët kanë dalë nga autobusi dhe kanë vazhduar të ushtrojnë dhunë ndaj njerëzve që kanë pritur në stacionin e vogël. Gjatë rrahjes, kur ka mbërritur policia, të njejtët janë larguar në drejtime të ndryshme.”

”Tre persona të lënduar me vetura të policisë dhe Ndihmës së shpejtë janë nisur për tek Klinikat e Shkupit me lëndime të lehta. Deri tani është arrestuar personi R.B. Nga MPB janë marrë të gjithë masat për të pastruar rastin në fjalë dhe janë marrë të gjithë inçizimet e kamerave të sigurisë nëpër autobusë” thonë nga MPB e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori