Kompania Beni Dona e cila ka pasur kontratë deri të hënën për përgatitjen e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka reaguar përmes një njoftimi për media pas lajmeve se FSK ka mbetur pa shujtat e ushqimit. Një ditë më parë u raportua se pas skadimit të kontratës duhet improvizim duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazerma për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se kompania i ka dërguar të hënën FSK-së letër zotimin përmes së cilës kanë shprehur gatishmërinë për mbështetje të stafit të FSK-së për përgatitjen e ushqimit sipas kërkesë së tyre edhe pas skadimit të kontratës, e cila ka përfunduar më 30.09.2024.
Kompania thekson tutje se nuk kanë pranuar asnjë përgjigje dhe pavarësisht kësaj, kanë ndërmarrë masat e tyre.
“Sot kemi pranuar disa informacione se në disa kuzhina është lejuar hyrja e punëtorëve tanë, ndërsa në disa të tjera nuk është lejuar hyrja për arsyet të cilat ne nuk i dimë.
Po ashtu edhe mallin tonë (artikujt ushqimor), pajisjet e punës si dhe inventarin tonë, e kemi lënë në dispozicion të tyre edhe për disa ditë si ata të vendosin, si dhe stafin i cili do të jetë vetëm në cilësi të mbështetjes, këshillimit dhe përgatitjes së ushqimit.
Për fund ju njoftomë se ne sot më datë 01.10.2024 kemi bërë mbështetjen e të gjitha kuzhinave të FSK në tërë territorin e Republikës së Kosovës me stafin tonë siç kemi bërë edhe herëve tjera kur ka qenë e nevojshme apo na është kërkuar një gjë e tillë, dhe atë e kemi bërë pa kurrfarë kompensimi material”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani