LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca publike për rastin “Monstra”, të akuzuarit kërkojnë përjashtimin e dy gjykatësve

Shtyhet seanca publike për rastin “Monstra”, të akuzuarit kërkojnë përjashtimin e dy gjykatësve

Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e dy gjyqtarëve nga Këshilli Gjyqësor, seanca e sotme publike për rastin “Monstra” në Gjykatën e Lartë është shtyrë. Sipas mbrojtjes së të akuzuarve, dy gjyqtarët, pjesë e Këshillit Gjyqësor, sipas dosjeve të lëndës, tashmë kanë vendosur për të njëjtën.

Pas kësaj kërkese, gjykata, duke sqaruar se nuk ka inspektim të lëndës nga dy gjyqtarët, vendosi të shtyjë seancën deri më 14 qershor për të kryer kontroll dhe për të marrë vendim.


Ankesat e pesë të akuzuarve në rastin “Monstra” janë refuzuar si të pabazuara nga Apeli, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë është modifikuar vetëm në lidhje me llogaritjen e masës së paraburgimit që të akuzuarit e kanë kaluar.

Gjykata e shkallës së dytë i konfirmoi dënimet e të akuzuarve, gjegjësisht burgim të përjetshëm për Alil Demirin dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Në aktgjykim të plotfuqishëm u vërtetua dënimi për Haki Azirin, i cili u dënua me nëntë vjet burg dhe Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Vetëm i pandehuri Sami Ljuta u lirua nga akuzat.

Ndryshe, për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës, kur u vranë Filip Slavkovski, Aleksandar Nacjevski, Cvetanço Atskovski, Kire Trpkovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski, me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Afrim Ismailoviq, ndërsa me nëntë vjet u dënua Haki Aziri.

Për rastin “Monstra” ka pasur dy gjykime pasi në vitin 2017, Gjykata e Lartë e ktheu lëndën në rigjykim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori