Pjetër Ndrecaj i akuzuar për vrasje të bashkëshortes dhe vajzës së tij ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Matjani, i akuzuari Ndrecaj nuk është deklaruar rreth fajësisë, apo pafajësisë së tij për veprat që i ngarkohen nga ana e prokurorit.
Mbrojtësja e Ndrecajt, avokatja Fehmije Zhubi në fjalën e saj deklaroi se ajo nuk ka komunikuar ende me të mbrojturin e tij dhe kërkoi që seanca të shtyhet. Ajo kërkoi nga gjykatësi Gëzim Pozhegu që seanca të shtyhet.
“Unë si mbrojtëse sipas detyrës zyrtare nuk kam pasur mundësi që të komunikoj me të mbrojturin tim për këtë çështje. Mirëpo sot para këtij shqyrtimi kam biseduar me të mbrojturin tim që të kërkojmë që të shtyhet kjo seancë me qëllim të kërkimit të negocimit të kësaj çështje rreth pranimit të fajësisë. Mendoj se gjykata duhet të na mundësojë që konform dispozitave të kodit, të na ipet mundësia për kushtet rreth pranimit të fajësisë”, tha avokatja Zhubi.
Ndërsa i akuzuari Pjetër Ndrecaj tha se pajtohet me avokaten e tij. Prokurori Agron Matjani thotë se për këto negociata ju duhet kohë.
Gjykatësi Gëzim Pozhegu ju dha kohë një javë për marrëveshjen rreth pranimit të fajësisë.
Ndërsa, mbrojtësi i familjes së dëmtuar, avokatit Isa Osdautaj e kundërshtoi propozimin e mbrojtjes së të akuzuarit.
Pas kësaj gjyqtari Gëzim Pozhegu, duke u bazuar në kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit Pjetër Ndrecaj vendosi që seanca e sotme të shtyhet për një kohë të caktuar prej 7 ditësh, derisa të arrihet kjo marrëveshje. Seanca e radhës është caktuar për datë 31 tetor. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe