LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet përsëri seanca për dy aktivistët e partisë ”E Majta” në Maqedoni

Shtyhet përsëri seanca për dy aktivistët e partisë ”E Majta” në Maqedoni

Gjykimi për dy aktivistët e partisë ”E Majta”, Vlladimir Kunovski dhe Zdravko Saveski është shtyrë përsëri, për më 18 janar të vitit që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aryseja e shtyerjes është përkeqësimi shëndetësor i njërit nga të akuzuarit. Përndryshe, Saveski dhe Kunovski akuzohen se më 13 prill kanë marrë pjesë në protesta në Shkup, ku është thyer zyra popullore e kryetarit Gjorge Ivanov.


Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 522.000 denarë, apo 8470 euro./Telegrafi/