LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për 5 tetor seanca për vendim ndaj të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit

Shtyhet për 5 tetor seanca për vendim ndaj të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit

Avokatja e familjes së Kujtim Veselit, Rina Kika ka folur pas seancës që është mbajtur sot për rastin e vrasjes së 11 vjeçarit.

Kika ka thënë se seanca është shtyrë për datën 5 tetor 2020.


“Kërkesa jonë e dytë është që ndaj policisë dhe prokurorëve që kanë qenë përgjegjës për rastin të zhvillohet procedurë penale për neglizhimin e rastit. Ndërsa, kërkesa jonë e tretë është që të ketë kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut nga Qeveria e Kosovës. Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga këto institucione për kërkesat tona. Procesi gjyqësor që është zhvilluar sot është vetëm një simptomë e asaj çka ka ndodh dhe ka mundur të parandalohet nga institucionet tona”, pohoi ajo.

Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

Kika ka thënë se ata kanë kërkuar që të shqiptohet dënim maksimal për të akuzuarin S.O

“Kemi kërkuar të shqiptohet dënim maksimal pasi konsiderojmë se vepra është kryer me dashje si vrasja dhe dhunimi. Ne kërkojmë që ai të shpallet fajtor dhe Gjykata ta dënojë sipas ligjit. Aktakuza që ka ngritur Prokuroria në Prishtinë thekson se Kujtimi ishte dhunuar vazhdimisht. Kemi kërkuar nga prokuroria ta përfshijë edhe dhunimin e mëparshëm të Kujtimit që ka ndodh më 29 janar 2019 dhe është i regjistruar si rast para Policisë së Kosovës. Dje, jemi njoftuar se Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë tjetër ndaj personit të dyshuar për dhunimin në janar të vitit 2019. E mirëpresim veprimin e prokurorisë për këtë rast që ka hapur”, ka thënë Kika para mediave.

Prokuroria thotë se janë gjetur disa shenja të dhunës në trupin e 11 vjeçarit të vdekur
Lexo po ashtu Prokuroria thotë se janë gjetur disa shenja të dhunës në trupin e 11 vjeçarit të vdekur

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori