LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet lansimi i Volkswagen Golf të ri (Foto)

Shtyhet lansimi i Volkswagen Golf të ri (Foto)

Derisa veturat po bëhen sa më komplekse, shtyrja e lansimit të tyre është e pashmangshme

Më herët ishte bërë e ditur, se Volkswagen Golf të ri do ta shihnim në Frankfurt Auto Show, por prezantimi është shtyrë për disa muaj, për t’i mundësuar prodhuesit të kryejë edhe disa ndryshime, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë, kompania gjermane do të fokusohet që të prezantojë sa më mirë disa prej modeleve nga linja I.D. në këtë aktivitet. Automotive News raporton se gjenerata tetë e Golfit, do të del në shitje në Evropë gjatë shkurtit të vitit që vjen.

Juergen Stackmann që është një ndër udhëheqësit kryesore në Volkswagen, ka specifikuar se kjo makinë lansohet në javën e gjashtë kalendarike të vitit 2020, që i bie të jetë 24 shkurti.

Nuk ka dyshim se për herë të parë do të shfaqet në Gjermani, ndërsa në tregjet tjera jo evropiane do të del një vit më vonë. /Telegrafi/