Organizatorët e konkursit “Merr një varg dhe eja” kanë vendosur të shtyjnë afatin e pranimit të krijimeve të fëmijëve nga diaspora, pasi ka pasur kërkesa të shumta të shtyrjes së këtij afati, pasi pandemia ka ndikuar që programet e fëmijëve të jenë më të ngarkuara.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga organizatoret, Elona Gjergo nga Shoqata Korça- Athinë, Brikena Qama nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dhe Aina Hoti nga Shoqata Sëiss Albania Event- Zvicër.
Në komunikatë thuhet se në koordinim me jurinë e “Merr një varg dhe eja”, u vendos që afati i dorëzimit të krijimeve të shtyhet deri në datën 30 Janar 2021.
“Konkursi “Merr një varg dhe eja” në edicionin e dytë të tij, fton të gjithë fëmijët e diasporës, të moshave 7-15 vjeç, të konkurojnë me krijimet e tyre (poezi, prozë-tregim ose përrallë). Të gjithë fëmijët pjesëmarrës do të marrin një “Diplomë” pjesëmarrjeje, ndërkohë që tre çmimet e përzgjedhur nga juria do të marrin medaljet përkatëse. Organizatorët kanë menduar që krijimet e fëmijëve të përmblidhen në një antologji e cila do t’ju dhurohet fëmijëve”, thuhet në komunikatë.
Ky konkurs ka për qëllim nxitjen dhe stimulimin e fëmijëve në diasporë të shkruajnë gjuhën shqipe dhe është një aktivitet që mbështetet krejtësisht në vullnetin e mbështetjen financiare të organizatorëve.
Krijimet e fëmijëve mund t’i dërgoni në mailin talentet.e.vegjel@gmail.com.
Juria e përbërë nga Ardita Jatru (poete- Greqi), Besnik Camaj (poet, lektor- Zvicër), Eleana Zhaku (përkthyese- Belgjikë), Ndue Lazri (publicist, gazetar-Itali), Ornela Musabelliu (botuese, redaktore- Belgjikë) do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe krijimet e fëmijëve do t’ju dërgohen me numra, pa u përmendur emri dhe shteti i konkurruesit, vetëm mosha.
Me përgatitjen për botim të antologjisë do të merret poetja Armela Hysi.
“Dita finale e këtij konkursi do të jetë dita e shpërndarjes së vlerësimeve që është menduar të jetë në Mars në kuadër të ditës së poezisë. Dëshira e organizatorëve është që ndarja e çmimeve të jetë një spektakël me pjesëmarrjen fizike të fëmijëve, prindërve, mësuesve, por edhe nëse kjo nuk do jetë e mundur deri atëherë, ndarja e vlerësimeve do të bëhet në mënyrë virtuale dhe shpërblimet do dërgohen me postë. Presim me kënaqësi çdo krijim të fëmijëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Deputetët me "duar në xhepa" angazhojnë asistentë personalë

U ul mbi veturë, por përfundon i lënduar rëndë në kokë pasi automjeti u nis nga i dyshuari

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën e re të Lamine Yamal

Një lojtar që vlente 80 milionë euro tre vjet më parë po largohet nga Barcelona për një shumë të vogël parash

Pas shpalljes në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s'e njeh

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

Trump: Nuk po kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur - tarifa prej 50 për qind