LAJMI I FUNDIT:

Shtretërit e çuditshëm në të cilët vështirë se mund të bëhet një gjumë i rehatshëm

Shtretërit e çuditshëm në të cilët vështirë se mund të bëhet një gjumë i rehatshëm

Për të gjithë njerëzit, është i domosdoshëm një gjumë i mirë për të pasur energjinë e nevojshme, derisa për ta realizuar këtë nevojë, shtrati i rehatshëm është ndër gjërat kryesore.

Kujdesi për dyshekun, jastëkët dhe ambientin e gjumit, është shumë i rëndësishëm për sa më shumë rehati, mirëpo disa kanë vepruar në një formë më ndryshe, që nuk duket se mund t’ju sjell rezultatin e duhur, transmeton Telegrafi.


Vendosja e shtatit mes një piramide me xhama, që duket si ndonjë burg në mal, apo shtrati poshtë një kutie që duket si kurth miu, e që mund të zë dikë brenda, janë mes këtyre shtretërve të çuditshëm.

Fjetja në këta shtretër vështirë se do ishte e rehatshme, sepse njëri është ndërtuar nga gurët, derisa një tjetër mbahet nga katër litarë.

Në shikim të parë duket këndshëm, por shtati në mes të pishinës, pranë së cilit ka edhe pajisje elektronike, nuk do ishte i rekomandueshëm për dikë që zgjohet disa herë gjatë natës. /Telegrafi/