LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohet Tesla Model Y (Foto)

Shtrenjtohet Tesla Model Y (Foto)

Çmimi bazë prej 39 mijë dollarëve, tani i përket të kaluarës

Kaluan vetëm dy javë, që kur u lansua Tesla Model Y dhe që tani është shtrenjtuar, transmeton Telegrafi. Crossoveri elektrik që si bazë e kishte çmimin prej 39 mijë dollarëve, tani kushton 1,000 dollarë më shumë.


Sipas Electrek, ky nuk është i vetmi shtrenjtim, meqenëse për Long Range Model y dhe Model Y Performace, duhet paguar 48 mijë, respektivisht 61 mijë dollarë.

Në përgjithësi, ky nuk është ndonjë shtrenjtim aq i madh, më së shumti pritet t’i goditet ata që kanë bërë para porosinë prej 2,500 dollarëve dhe duhet gjithsesi të paguajnë shumën shtesë.

Zyrtarë nga kompania Tesla, nuk kanë dashur të komentojnë shtrenjtimin, duke thënë se do të lëshojnë së shpejti një komunikatë.

Kjo vjen pas postimit që Elon Musk bëri në Twitter, ku tha se çmimet e veturave Tesla, prej muajit prill do të ulen për tre për qind. /Telegrafi/