LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohen protesta në të gjithë Maqedoninë

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohen protesta në të gjithë Maqedoninë

Energjia elektrike nuk guxon të shtrenjtohet, janë të prera shoqatat civile. Një goditje e re e çmimeve në xhepat e qytetarëve, do të jetë shumë në kohë pandemie dhe nuk është e lejueshme, thonë aktivistët. Nevojiten masa dhe reforma sociale, jo rritje e çmimeve të energjisë siç u njoftua për periudhën në vazhdim. Nëse zëri i popullit nuk dëgjohet, paralajmërohen protesta masive.

Përdorimi i energjisë elektrike nuk duhet të jetë luks, por nevojë themelore e qytetarëve, thotë sindikalisti Marjan Risteski. Ai paralajmëron se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, një pjesë e madhe e familjeve do të kenë probleme me pagimin e këtij obligimi, duke shpjeguar se mijëra qytetarë kanë humbur punën periudhën e fundit. Bën thirrje të mendohet mirë para se të merret ndonjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Të gjithë e mbajmë mend se si tani kompanitë që kërkonin rritje të çmimit të energjisë elektrike ishin financiarisht në periudhën paraprake. Kur kishin përfitime të mëdha financiare, harxhonin para, ë mos t’i përmend garniturat prej lëkure, punë jo- ekonomike. Ata menaxherë që janë në ato kompani, qeveria duhet të bëjë presion të vogël mbi ta për të punuar me përgjegjësi”, tha Marjan Risteski, sindikalist.


Ndërsa kompanitë energjetike tashmë i kanë kërkuar Komisionit Rregullator të Energjetikës ta rrisë çmimin e energjisë elektrike. Vendimi do të dihet në fund të qershorit. Opozitarja OBRM-PDUKM propozoi përmes ndryshimeve të Ligjit të ulet TVSH-ja e energjisë elektrike nga 18 në pesë për qind. Para fillimit të dimrit, KRRE-ja dhe Qeveria njoftuan se do ta rrisin përfshirjen e amvisërive që do të marrin ndihmë nga shteti për të dalë nga varfëria energjetike, por deri më tani nuk ka asgjë nga kjo. Rritja e vitit të kaluar në çmimin e energjisë elektrike u pasua nga protesta nga qytetarë të pakënaqur, por kjo nuk ndryshoi mendjen e autoriteteve për të hequr dorë nga çmimi i ri më i lartë i energjisë elektrike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori