LAJMI I FUNDIT:

Shtoni një përbërës në fasule gjatë përgatitjes dhe gazrat nuk do t’ju shqetësojnë më

Shtoni një përbërës në fasule gjatë përgatitjes dhe gazrat nuk do t’ju shqetësojnë më
(Foto: Pexels)

Një truk fantastik që redukton fryrjet dhe gazrat.

Pavarësisht nga lloji, fasulja ka shumë më pak yndyrë dhe kalori. Përveç kësaj, është një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminës B, acidit folik dhe fibrave për uljen e kolesterinës. Çdokush mund ta konsumojë sepse nuk përmban gluten.


Nëse jeni në dietë, mos ngurroni të kënaqni veten me një pjatë të gatuar me fasule, duke pasur parasysh se ka shumë pak kalori dhe yndyra me, ndërsa në të njëjtën kohë furnizoni trupin me magnez dhe hekur. Nuk do t’ju mungojë energjia pasi të keni ngrënë fasule dhe kjo do t’i sigurojë trupit një mbrojtje të vërtetë antioksiduese.

Fasule me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina
Lexo po ashtu Fasule me perime: Drekë e shijshme me plot vitamina

Është e njohur për shumë njerëz që fasulet do të fryjnë më pak nëse qëndrojnë në ujë për të paktën disa orë para gatimit. Sipas një truku nga kuzhina e gjyshes, është mirë që fasulet t’i njomni një ditë më parë dhe t’i lini në ujë gjatë gjithë natës.

Përveç njomjes në ujë, gjatë zierjes hidhni në ujë gjethe dafine, qimnon, borzilok, trumzë ose xhenxhefil, vetitë e të cilave pengojnë formimin e mëvonshëm të gazrave në organizëm.

A ju bëjnë fasulet me gazra? Soda e bukës mund të jetë zgjidhja   
Lexo po ashtu A ju bëjnë fasulet me gazra? Soda e bukës mund të jetë zgjidhja   

Është gjithashtu fakt që fasulet e ziera pak shkaktojnë më shumë gazra. Nëse dëshironi ta parandaloni këtë, duhet të lani fasulen (madje edhe atë të konservuar) dhe ta gatuani në zjarr të ulët për më gjatë, jo në zjarr të lartë. Me larjen dhe njomjen, fasulja humb sheqernat, të cilat, ndër të tjera, ndikojnë në fryrjen e stomakut, pra në fryrjen e mëvonshme të stomakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori