LAJMI I FUNDIT:

Shtoni cilësinë dhe rehatinë e gjumit me këta shtretër

Shtoni cilësinë dhe rehatinë e gjumit me këta shtretër

Gjumi është ndër pjesët më të rëndësishme të jetës tuaj dhe kjo sepse, falë një gjumi të mirë e të rehatshëm ju do të keni një ditë më produktive dhe do të jeni më të çlodhur e kreativ në punët tuaja.

Sigurisht që për një gjumë të mirë ndikojnë shumë faktorë duke filluar nga ata ushqimore, fizik dhe psiqik.

Por në qoftë se në të gjitha aspekte jeni në rregull ose ndoshta dëshironi që përmes tij t’i rregulloni këto aspekte atëherë duhet t’i kushtoni rëndësi shumë orarit të gjumit, ambientit ku flini e mbi të gjitha shtratin në të cilin e bëni gjumin.

Falë dy shtretërve fantastik ODESA dhe Zara Lux, të cilët mund t’i gjeni me zbritje procesi i gjumit do të bëhet tejet i këndshëm, pasi që të shtretërit kanë shumë avantazhe që shtojnë arsyet tuaja për t’i blerë.

Shtrati ODESA, ka material Comora dhe është prodhuar nga sinonimi i cilësisë, shëndetit, dhe rehatisë ‘Hespo’ nga marka Hilding Anders.  Detajet e ndërtimit të tij janë: këmbët konike të përbera nga druri, dhe ballina e me vija te thjeshta horizontale me pulla të qepura ne siperfaqe.

Në anën tjetër shtrati nga pamja e jashtme është tejet elegant dhe do të përshtatej mirë në dhomën tuaj.

Shtrati Zara Lux, nga ana tjetër është gjithashtu një shtrat i fortë dhe cilësor. Ky shtrat garanton besueshmëri dhe rehati.

Dizajni i  Zara Lux ka një bazë elastike të integruar me një mekanizëm ngritës dhe përmban hapësirë ruajtëse.

Gjumi shijon ndryshe e mëngjest e hershme bëhen më energjike kur trupi pushon në këta shtretër. Për një gjumë dhe jetë cilësore, zgjedhni shtretërit  ODESA dhe Zara Lux.

Artikull i sponzorizuar