LAJMI I FUNDIT:

Shtohen vizitorët në Përmet, operatorët turistik: Sezoni të vazhdojë dhe në dimër

Shtohen vizitorët në Përmet, operatorët turistik: Sezoni të vazhdojë dhe në dimër

Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër.

Si destinacione të përshkuar nga Vjosa, Përmeti dhe Këlcyra kanë pasur gjatë kësaj vere në qendër të ofertës sportet e ujit por edhe ecjet në këmbë apo biçikleta, eksplorimin e kanioneve të Lengaricës, ngjitjen e shkëmbinjve apo udhëtimet me mjete jashtë rruge.


Operatorët lokalë flasin për ndryshim të profilit të klientëve, rritjen me gati 50 për qind të vizitorëve shqiptarë por për një fluks spontan që u karakterizua nga prenotime të momentit të fundit. Problematikë madhore e këtij sezoni për ata që operojnë buzë Vjosës vijoi të mbetet ndotja plastike në lumë dhe në brigjet e tij.

Sezoni i verës së vitit 2022 shënoi kulmin e rezervimeve në bujtinat rurale në të gjithë territorin pranë Vjosës, në Peshtan, Ogdunan, Gostivisht, Ballaban, Buhal, Gravovë. Vizitorët këtë vit vijnë nga e gjithë bota me një tendencë në rritje të klientëve nga Europa Perëndimore dhe një zbehje të tregut të Lindjes.

Valentina, që menaxhon një bujtinë në Peshtan, thotë se ka vijuar të zgjerojë investimin për shkak të kërkesës në rritje të vizitorëve.

Përmeti vijon të vizitohet edhe për shijet lokale, salcën e shakullit, peshkun e lumit, mishin e gjahut, glikotë e frutave, rakinë dhe verën. Përmeti dhe Këlcyra u vizituan këtë vit nga rreth 80 mijë vizitorë që rritën kohëqëndrimin e tyre me të paktën një ditë në raport me vitin e kaluar.

Ky sezon nxori në pah edhe aspektet ende të brishta e të pakonsoliduara të turizmit në këtë zonë, si kapacitete pritëse dhe restorante  të pamjaftueshme, mungesa të stafit,dhe shoqëruesve, mungesë informacioni dhe orientimi efektiv për të parandaluar aksidentet. Vetëm këtë verë të paktën në 5-6 raste turistë të huaj ngelën të bllokuar në kanionet e Lengaricës teksa eksploronin të pashoqëruar. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori