Prerja ilegale e pyjeve po shënon rritje ndër vite. prerja nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se prej shkaqeve që po qojnë në rritjen e numrit të prerjeve ilegale, janë zvarritja e rasteve në gjykata e edhe gjobave të ulëta që shqiptohen.
Dimri që po e lëmë pas, i karakterizuar me çmimet e larta edhe të lëndëve për ngrohje, ka rezultuar me shtim të rasteve me prerje të paligjshme të pyjeve.
Madje sipas Inspektoratit të Pyjeve, nuk ka qenë vetëm periudha e dimrit ajo që është karakterizuar me raste të tilla, e numri ka qenë mjaft i lartë edhe në muajt e tjerë të vitit të kaluar.
“Gjatë vitit 2022 kemi bërë 914 kontrolle, kemi hartuar 751 procesverbale, kemi nxjerrë 51 vendime, kemi hartuar 91 fletëparaqitje kundërvajtëse. Derisa në komuna kanë qenë 2,897 fletëparaqitje”, ka theksuar për RTV Dukagjinin Besim Zogaj – drejtor i Inspektoratit për Pylltari në APK.
Dënimet e ulëta që vazhdojnë të shqiptohen nga gjykatat, sipas Drejtorit të Inspektoratit të Pyjeve, Besim Zogaj, janë një prej shkaqeve që po ndikojnë që veprimtaria të mos shkojë duke u ndalur.
“Puna e Gjyqësorit është ajo që po ndikon në rritjen e prerjeve. Shumica e lëndëve parashkruhen shkaku i mungesës së fillimit të procesit dhe kjo bënë që rastet të rritet. Edhe gjobat që jepen nga këto Gjykata janë nga më të ulëtat, madje gjoba minimale 400 euro jepet vetëm në raste kur lënda shkon në Gjykatën e Apelit. Kjo edhe ndikon në rritjen e rasteve të atyre që bëjnë prerje të pyjeve”, ka thënë Besim Zogaj.
Sipas të dhënave të Inspektoratit, ndër zonat më të prekura janë Komuna e Suharekës, pasuar nga Podujeva e Kaçaniku.
Në zonën e veriut, sipas zyrtarëve të Inspektoratit, numri i kontrolleve është më i ulët, dhe zakonisht janë raste sekuestrimi, që zhvillohen në prani të Policisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze