LAJMI I FUNDIT:

Shtohen kontrollet për cilësinë e mishit të importuar në Maqedoni

Shtohen kontrollet për cilësinë e mishit të importuar në Maqedoni

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) i ka shtuar kontrollet e veterinarëve zyrtarë në vendkalimet kufitare, për informacioneve se në limanin detar të Bar-it në Mal të Zi, ka arritur mish i grirë që prej vitit 1982, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë shtuar edhe kontrollet me tregëti të mishit dhe përpunim të tij në tregun e brendshëm. Njiherit AUV-ja apelon që të mos bëhet panikë e panevojshme, pasi që sipas AUV-së mishi dhe prodhimet e tij janë cilësore, pa marrë parasysh nëse është prodhim vendor apo i jashtëm.

Njiherit, AUV kërkon nga qytetarët dhe operatorët e ushqimeve, që nëse kanë çfarëdo lloj informacioni në këtë drejtim, të njoftojnë AUV-në në numrin telefonik falas, 0800 3 22 22./Telegrafi/